Kohet e fundit kanë ndodhur shumë ngjarje që na bëjnë të krijojmë dyshimin e arsyeshëm se si SPAKU po merr çdo dite më shumë një rol politik.
Kjo duket qartë nga qëndrimet me dy standarde që SPAK mban me pozitën në krahasim me opozitën
Edhe vete kryeministri Rama ka shprehur disa here qëndrimin e Qeverisë Teknike, kjo nga besimi qe ka vete por edhe nga ajo qe po ndodh me korrupsionin kohet e fundit ne te gjitha ministritë, sepse korrupsioni ka arrit nivele aq të larta si kurrë më pare historikisht.
Kjo që po ndodh ne Shqipëri për fajin e te dy krahëve politik, korrupsioni ka penetruar tashme ne do aspekt te qeverise, ne fushën ekonomike, sociale dhe ligjore, po përdoret drejtësia si një vegël muzikore se herë që i bije pozita kërcen opozita.
Ky lloj pushteti e ka humbur te drejtën për te qeverisur, është e qartë që spak punon me dy standarde, po sikur te kërkohej një shtetas për tu paraqitur pranë organeve te drejtësisë dhe ky shtetas te mos pranoj te paraqitet, Çfarë do ndodhi me te?
Spak është paralajmëruar edhe me pare nga Avokatet Antikorrupsion në media se te akuzuarit e pozitës lihen me qellim për tu arratisur me pare, dhe pastaj të shpallen ne kërkim, këto lloj veprime theksojnë faktin që spak shpërdoron detyrën, po punon me dy standarde
Qëllimi i Avokatëve Antikorrupsion nuk është mbrojtja e askujt por për faktet qe janë te dukshme nuk mund te mos bëhen publike
Qëllimi jonë në këtë rast është të theksojmë dëmin që shkakton privilegji politik, dhe rrezikshmëria që sjell vazhdimësia e përdorimit të metodave të tilla, të cilat po krijojnë një qeveri teknike, e cila po përngjason çdo ditë më shumë me një organizatë kriminale, që për ironi të fatit po lejon pikërisht Gjykata “Kundër” Korrupsionit dhe Krimit të organizuar.
Po vazhdoj kështu qeveria teknike është shumë afër.