Antikorrupsioni

SELIA E SHOQATËS AA SHQIPTARE

Foto e  Vendit të zyrës

Adresa : Rruga “Ibrahim Rugova”. Kompleksi “Green Park”, Pallati 26, Kati II-të,Tiranë. Cel +355692020512,  E mail:[email protected]/[email protected]

 

MISIONI DHE OBJEKTI I  VEPRIMTARISË

Misioni i Shoqatës

Ndihmë, mbështetje dhe impenjim për shtetasit mnë luftën kundër korrupsionit dhe shkeljeve të të drejtave  e lirive të njeriut nga punonjësit në organet e administratës shtetërore, në organet e sistemit të drejtësisë, të rendit e të qetësisë, të shëndetësisë, të arsimit, të kultures e sporteve, të profesioneve të lira publike, të organeve dhe enteve publike; në respektim të kërkesave të Kushtetutës dhe akteve ligjore e nënligjore në zbatim të saj, si dhe akteve Ndërkombëtare (Deklaratës Universale të të drejtave themelore të njeriut dhe Konventën Ndërkombëtare për mbrojtjen e këtyre të drejtave) dhe akte të tjera të ratifikuara nga vendi ynë. Ky mision realizohet duke u udhëhiqur vazhdimisht nga vlerat më të mira në atë mënyrë që të nxisin besimin e publikut në ndershmërinë, konfidencialitetin, profesionalizmin, paanshmërinë dhe pavarësinë nga ëdo ndikim politik të kësaj Shoqate jo fitimprurëse.

 

SUBJEKTET E VEPRIMTARISË SË SHAASH

Subjektet e këtyre veprimtarive janë drejtuesit e punonjësit e Administratës publike e jo publike, prokurorët, gjyqtarët, policia gjyqësore, policia e shtetit, doganjerët, Taksamledhësit, Avokatët, Noterët, Përmbaruesit, Sekserët, korruptuesit, ekspertët, përkthyesit, ndërmjetësit, ndihmësit, shtytësit etj.______

Shpjegimi I termave

Korrupsion : Korruptoj E prish dikë nga ana morale dhe e bëj të marrë rrugë të keqe për qëlloime të caktuara, e shtyj dikë me anë dhuratash, ryshfetesh, etj. të veprojëe në kundërshtim me detyrën që ka, të shkelë ligjet etj., për të më bërë shërbime.

Hulumtoj : gjurmoj, mbledh, shqyrtoj, kontrolloj, kërkime,studime, vëzhgoj.

Investigim Fjalori Italisht :hetoj, gjurmoj, hulumtoj, zhvilloj hetime

Monitorim: Italisht ; këshillues, udhëheqë, paralajmëruesd, qortuesd, etj.

Denoncim : Njoftoj organin përkatës, për di$ka që kam gjetur, që kam zbuluar ose që kërkohet, që duhet t’I nënshtrohet kontrollit shtetëror

Veprime korruptive

Interesim public

Interesa vetiake

Shkelje të drejtave e llirive

Mjetet e reagimit

Sensibilizim

Vënie në lëvizje

Denoncim

Kallëzim penal

Njoftim

Informim Verifikim

 

Ana Objektive

Referim komentarit të I.Elezit për të gjetur anën objektive të kryerjes shkeljeve korruptive

Rrjeshtim I të gjitha veprave penale që kanë lidhje me korrupsionin :

 

164/a, 164/b, 244, 244/a, 245, 145/a

159, 259/a

260, 312, 319, 319/a

 

Objekti i veprimtarisë

Objekti i veprimtarisë së Shoqatës AAShqiptare është hulumtimi, monitorimi, bashkëpunimi, ndihma ligjore, këshillime, rekomandime, për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe shkeljen e të drejtave kushtetuese të shtetasve, kryesisht në këto organe dhe drejtime:

(dhe goditjen e veprimeve korruptive)

Në Kuvend dhe grupet Parlamentare

  • Pjesmarrja në fazat e dikutimit të debateve të grupeve parlamentare për çështjet, që kanë të bëjnë me hartimin dhe ndryshimin e legjislacionit, me impakt të gjerë public.
  • Paraqitje të propozimeve për ndryshime në ligje dhe akte nënligjore.

 

Në Presidencë

  • Jep mendime lidhur me aplikimin e faljes dhe amnistitë për të dënuarit.
  • Jep ndihmesë lidhur me performancën e personave të propozuar për vendet vakante në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, Ambasadorëve etj.
  • Jep mendime lidhur me sigurinë kombëtare

 

Në organet e Administratës publike, qëndrore e vendore

  • Jep mendim të specializuar për projektet e akteve ligjore dhe të akteve nënligjore normative të Këshillit të Ministrave, të ministrave dhe të drejtuesve të institucioneve të tjera qendrore, si dhe për realizimin e reformimit të legjislacionit në përgjithësi.
  • Zbatimi i kërkesave ligjore për marrjen në punë, zhvillimi i rregullave të konkurrimeve e testimeve, karriera, masat disiplinore, largimet nga puna.
  • Propozime për ndryshime në ligjin për marrëdhëniet e punës, për rastet që organi shtetëror apo punëdhënësi ngarkohet me përgjegjësi për të zhdëmtuar, masa e dëmit të shpërblehet edhe nga drejtuesi dhe punonjësi që ka hartuar aktin apo prezantuar shkeljet për zgjidhjen e kontratës, etj.
  • Hulumtim i Pritjes, trajtimit dhe dhënies së përgjigjes së ankesave të punonjësve dhe të qytetarëve.
  • Monitorimi i repsektimit të etikës nga punonjësit e administratës shtetërore kundrejt shtetasve që paraqiten në zyrat e këtyre institucioneve.
  • Investigim mbi shfrytëzimin e orarit të punës nga punonjësit e administratës.
  • Investigim se si veprohet për rastet e veprimeve abuzive dhe korruptive, a ndiqet rruga ligjore për parandalimin dhe dënimin e tyre.
  • Inkurajimi, ndihma, përmirësimi dhe promovimi i parimeve të transparencës, drejtësisë dhe llogaridhënies nga ana e organeve të administratës publike.
  • Ndihmesë për lehtësimin e problemeve të shtresë së ish të dënuarve politik të regjimit totalitar.
  • Inkurajim i zhvillimit të seminareve e trajnimeve për ngritjen profesionale të punonjësve të administratës publike.
  • Hulumtimi dhe denoncimi i rasteve të shkeljes së të drejtës ligjore të individit për të marrë informacion dhe për të tërhequr dokuemntacione të ndryshme pranë Institucioneve publike dhe shtetërore, dokumentacione mbi të cilat kanë të drejtë sipas ligjit.
  • Hulumtimi dhe denoncimi i rasteve ku shkelen të drejtat e shtetasve për kompensim dhe dëmshpërblim sipas legjislacionit, në raste të fatkeqësive natyrore, lëvizjeve sizmike, etj.
  • Denoncimi i rasteve të shpërdorimit të detyrës nga administrata publike dhe shtetërore, konformë kërkesave të K.Pr.Administrative dhe Ligjit Për Gjykatat Administrative.
  • Në $do rast të vërtetimit të shkeljeve ligjore dhe veprimeve korruptive (kalimi pa doganë ose në rrethana lehtësuese, dhënie dhuratash të ndryshme etj).për kryerjen e procedurave në mënyrë të ve$antë në Dogana e Tatim Taksa, do të kërkohet procedime të shpejta, profesionale dhe efkase në organet eprore dhe ato të procedimit penal.
  • Hulumtimi, zbulimi dhe demaskimi i veprave korruptive, që cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut si edhe Legjislacionin në fuqi, vepra të kryera nga punonjës të ndryshëm në institucionet e Administratës Shtetërore.
  • Nxit shtetasit për kërkimin e të drejtave dhe përmirësimin e punës në Organet e Administratës Publike në fusha si : Pronësia, e drejta e zgjedhjes, punësimi, plotësimi i nevojave për strehim, nevojave shëndetësore, regullimin e mjedisit, arsimimi dhe kualifikimi, zhvillimin e kulturës dhe sporteve, përkujdesjes dhe ndihmën për të moshuarit, jetimët dhe invalidët, riaftësimin shëndetësor, edukimin e specializuar dhe integrimin në shoqëri të të paaftëve, si dhe përmirësimin në vazhdimësi të kushteve të tyre të jetesës, mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare, kulturore dhe kujdesin e veçantë për gjuhën shqipe, etj.

 

Ministria e Drejtësisë

  • Denoncon rastet që kanë vend për fillimin e procedimeve disiplinore të gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit sipas ligjit.
  • Denoncon rastet e pushimit të $ështjeve penale nga ana e prokurorëve, nën ndikimin e veprimeve korruptive.
  • Kërkon ndërhyrjen e strukturave të Ministrisë për rastet e publikimit nga Media të veprimeve korruptive të Gjyqtarëve ose Administratës gjyqësore (Rasti i Pukës)
  • Jep ndihmesë në mbështetjen e veprimtarive shkencore në fushën e drejtësisë dhe përhapjen e edukatës juridike.
  • Harton dhe paraqet projekte për akte ligjore e nënligjore të reja apo ndryshime të tyre në fyshën e drejtësisë dhe fusha të tjera.
  • Jep mendime lidhur me organizimin dhe funksionimin e shërbimeve, që lidhen me sistemin gjyqësor dhe atë të drejtësisë, në përgjithësi.
  • Ndjek realizimin dhe shkeljen e të drejtave të punonjësve të administratës gjyqësore, duke prezantuar rrugët në Ministrinë e Drejtësisë, për parandalimin e minimizimin e shkeljeve dhe të arbitrariteteve të drejtuesve.
  • Ndihmon punonjësit e administratës gjyqësore, për ndjekjen e rrugëve më të shpejta dhe efikase për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës.
  • Bashkëpunon për ndjekjen e zbatimit të drejtave të të miturve në procesin civil, procesin penal, në paraburgime dhe burgjet.
  • Jep mendime lidhur me organizimin e njohjes dhe studimit të ligjit dhe akteve nënligjore në të gjithë organet publike jo publike të vendit.
  • Jep ndihmesë në veprimtaritëe që lidhen me çështjet e përqasjes dhe të integrimit të sistemit të drejtësisë, në nismat në funksion të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Komunitetit Europian dhe të shteteve anëtare të tij.
  • Jep mendim lidhur me përmbajtjen e projekteve të marrëveshjeve ndërkombëtare, që lidhen në emër të Republikës së Shqipërisë ose të Këshillit të Ministrave.

 

  • Jep ndihmnmesë në paraqitjen e rasteve korruptive dhe për marrjen e masave në shërbimet juridiko-administrative, që kanë lidhje ose realizohen në sistemin e drejtësisë (AAKPronave, Zyrat e Rejistrimit të pasurive etj.)
  • Jep mendime për zbatimin e sipas ligjit, në ushtrimin, organizimin dhe funksionimin e profesionit të avokatit, noterit, arbitrit, ndërmjetësit, administratorit të falimentimit dhe profesioneve të tjera të lira, të lidhura me sistemin e drejtësisë.
  • Mbështet dhe kërkon të marrë pjesë në bashkërendimin e veprimtarive me organet shtetërore, gjykatat dhe prokurorinë, lidhur me njohjen, studimin dhe masat për parandalimin dhe luftën kundër kriminalitetit dhe shkeljeve të ligjit.
  • Jep ndihmesë profesionale për realizimin dhe bashkërendimin e veprimtarive në fushën e drejtësisë për të miturit, për mbrojtjen e të drejtave dhe të interesave të ligjshëm të tyre, edukimin ligjor dhe parandalimin e shkeljeve të ligjit nga ana e tyre, si dhe për ushtrimin e shërbimeve ndaj të miturve, nga strukturat përkatëse të sistemit të drejtësisë.
  • Kërkon përfshirjen në zbatimin e veprimtarisë për përgatitjen profesionale, aftësimin dhe specializimin e avokatëve, noterëve dhe përmbaruesve .
  • Kërkon përfshirjen në bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën penale dhe civile dhe, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, ku shteti shqiptar është palë, realizimin e marrëdhënieve juridiksionale me autoritetet kompetente të shteteve të tjera, si dhe me organizma ndërkombëtarë.
  • Ndjek zbatimin e kërkesave ligjore për dhënien e ndihmës juridike falas nga shteti për kategori të veëanta të shtetasve për mbrojtjen e lirive e të të drejtave themelore të individit, si dhe të interesave të tjerë të ligjshëm të tij, në zbatim të parimeve themelore : e barazisë së të drejtave për të gjithë individët, që përfitojnë nga ndihma juridike, e profesionalizmit të personave, që japin ndihmën juridike, e cilësisë, efiçencës dhe efektivitetit të shërbimit të ndihmës juridike, e ruajtjes së konfidencialitetit.

 

Në Organet e Sistemit të Drejtësisë

KLD

  • Si zbatohet ligji për emrimet, ngritjen në detyrë dhe karrierën e gjyqtarëve etj.
  • Kërkohet nderhyrja për rastet e publikimeve nga Media të veprimeve korruptive dhe shkeljeve të ligjit të Gjyqtarët e rretheve dhe të Apeleve..
  • Hulumtim mbi masat disiplinore ndaj gjyqtarëve, a bëhen ato publike.
  • Investigim për emërimet e Kryetarëve të Gjykatave, a zbatohen kushtet dhe kriteret ligjore, për të shmangur emrimet nepotike e militantëve.
  • Ndihmon në paraqitjen e rasteve për kryerjen e inspektimeve dhe procedimin disiplinor të gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit sipas ligjit.

 

Në Gjykatat

  • Investigim lidhur me emrimet nga Kryetarët e gjykatave në administratën gjyqësore, a zbatohen kriteret e arsimit,eksperiencës, etikës dhe ngritjes edukative e profesionale.
  • Hulumtim mbi formën dhe kërkesat ligjore të vendimeve administrative për masat disiplinore të administratës dhe largimet nga detyra. A zbatohen të drejtat e punonjësve për tu njoftuar dhe realizimin e mbrojtjes ndaj vendimeve të padrejta.
  • Vëzhgon zbatimin e kërkesave ligjore për hedhjen e shortit të ëështjeve për gjyqtarët. Si është vepruar për raste të shkeljeve.
  • Investigim për zvarritjes së gjykimeve nëpërmjet shtyrjeve pa shkaqe të gjykimeve ose të mosrespektimit të afateve të zbardhjes së vendimeve gjyqësore, duke penguar realizimin e së drejtës së ankimit. Ndjekjen e rrugës ligjore për marrjen e masave ndaj gjyqtarëve për këto shkelje.
  • Investigim të shpejtë të rasteve të veprimeve korruptive ndërmjet mbrojtësve dhe gjyqtarëve, ndjekjen pa hezitim të rrugës ligjore në KLD, Ministrinë e Drejtësisë, Prokuroritë ose Policinë Gjyqësore.
  • Investigim të sjelljes jo etike të ndërsjellta të gjyqtarëve, përfaqësuesve dhe mbrojtësve, gjatë procesit gjyqësor ose jashtë tij dhe ndjekjen e rrugës ligjore për parandalimin e tyre.
  • Hulumtime rreth vendimeve të padrejta që mund të jepen në çdo shkallë të gjyqësorit dhe për raste të shkeljeve të procesit të rregullt gjyqësor i drejtohet KLD dhe Ministrisë së Drejtësisë.
  • Ndjek e investigon sistemin e ekzekutimit të vendimeve civile dhe të titujve ekzekutivë dhe denoncon ëdo rast të zvarritjeve, veprimeve korruptive she shkeljes së të drejtave të palëve.

 

Në Organet e Prokurorisë, Policisë Gjyqësore dhe Policisë së Shtetit

  • Inkurajimi, ndihma, përmirësimi dhe promovimi i parimeve të transparencës së drejtësisë dhe llogaridhënies së organeve të Prokurorisë, Policisë Gjyqësore dhe të Shtetit, etj.
  • Hulumtimi, zbulimi, denoncimi dhe demaskimi i veprave korruptive, që cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, vepra të kryera nga punonjës në Komisariatet e Policisë, në Prokurori, Policinë Gjyqësore etj.
  • Denoncimi i rasteve të diskriminimeve, të dhunës, torturës, trajtimit çnjerëzor ose poshtërues të individit, vepra këto të dënuara me ligj, që mund të ushtrohen padrejtësisht edhe nga funksionarë të ndryshëm, kryesisht të policies së ushtruar mbi shtetasit, si edhe të fenomeneve të ndryshme që cënojnë individin.
  • Denoncimi i rasteve të konfliktit të interesave në organet proceduese penale si Prokurorinë, Policinë Gjyqësore dhe Gjykatat.
  • Kërkon ndërhyrjen e strukturave të Prokurorisë, Policisë së Shtetit për rastet e publikimit nga Media të veprimeve korruptive të punonjësve të kërtyre strkturave.
  • Ndihmesë në reformimin e Prokurorisë, Policisë Gjyqësore dhe Policisë së Shtetit në përmjet prezantimit të propozimeve për hartimin e Përmbledhseve të akteve ligjore, hartimit të kodeve etike të sjelljes në detyrë dhe jashtë saj, hartimit të një manuali “Orientues për Policinë e Shtetit”, për të ndihmuar në funksionimin me efikasitet të Policisë së Shtetit, për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Aktet Ndërkombëtare.

 

Investigim në Sistemin Penitenciar

  • Jep ndihmesë në organizimin dhe funksionimin në sistemin e paraburgimit dhe të ekzekutimit të vendimeve penale.
  • Ndjekja e realizimit i të drejtave të të ndaluarve dhe të arrestuarve në dhomat e paraburgimit të komisariateve dhe burgjeve e të paraburgimit.
  • Ndjekja e realizimit të të drejtave të të dënuarve në Burgjet e vendit në vartësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësië.
  • Ndjekja e të drejtave të veëanta të grave dhe të miturve në institucionet e paraburgimit dhe të burgjeve të ndryshme .
  • Investigimi në bashkëpunim me SHKB për rastet e veprimeve korruptive të drejtuesve e punonjësve të paraburgimeve dhe të burgjeve, në zbatim të të drejtave dhe interesave të të paraburgosurve dhe të burgosurve. Evidentimi i rasteve dhe denoncimi e ndjekja në organet e procedimit administrativ dhe penal.

 

 

Bashkëpunim me Avokatin e Popullit

  • Denoncim i rasteve të monitorimit që kanë vërtetuar raste të shkeljes të të drejtave të pakicave fetare dhe grupeve të tjera shoqërore.
  • Denoncim i rasteve të investigimit, që kanë vërtetuar raste të shkeljeve të ruajtjes së dinjitetit të qytetarëve, të drejtësisë ndaj shtetasve shqiptarë, rendit publik, pluralizmit, identitetit kombëtar dhe trashëgimisë, bashkëjetesës fetare dhe çdo të drejte që gëzojnë shtetasit konform legjislacionit në fuqi dhe denoncimi i rasteve kur konstatohen shkelje të këtyre të drejtave.

 

Bashkëpunim me Median

  • Prezantimi për publikim të rasteve të shkeljes së lirisë së shprehjes, masmedias dhe i rasteve të censurës mbi mjetet e komunikimit dhe informimit.
  • Publikimi i materialeve monitoruese të zbulimit të fenomeneve negative, që cënojnë shoqërinë shqiptare.
  • Publikimi i rasteve të studiuara të veprimeve korruptive dhe shkeljes së të drejtave dhe lirive të shtetasve nga ana e punonjësve të organeve të administratës shtetërore, Prokurorive, Gjykatave, Policisë gjyqësore dhe Policisë së Shtetit.
  • Pjesëmarrje në emisionet televizive për të dhënë mendim juridik për ngjarje të ndryshme.
  • Hartimi dhe publikimi të temave lidhur me të kuptuarit publik të ligjit në përgjithësi dhe atyre të vecanta, me efekt të ndjeshëm në parandalimin e rasteve të shkeljeve si nga ana e punonjësve të administratës, organeve të drejtësisë e rendit dhe të vetë qytetarëve.

 

Lidhur me Integrimin e shtresave shoqërore dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri

  • Ruajtja e standardit etik të miratuara gjerësisht nga opinioni publik.
  • Lobimi për çështjet, që lidhen me jurisprudencën, ekonominë dhe çështje të ndryshme legjislative, që prekin pjesën më të madhe të shoqërisë.
  • Hartimi i një udhëzuesi praktik për shtetasit në mënyrë që për rastet e shkeljeve të të drejtave të tyre, të mësojnë se në ë’organ të drejtohen, mënyrën e kërkimit dhe marrjes së përgjigjes brenda afateve ligjore.
  • Hartimi i një manuali në formën e një udhëzues praktik, që bëhet me qëllim për të ndihmuar në njohjen e të drejtës së paraqitjes së ankesave e kërkesave dhe zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, duke përcaktuar dhe organet e administratës publike dhe të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë, të cilët janë kompetent për zgjidhjen e ëështjes dhe dhënien e përgjigjes në aftin ligjor.

 

  • Hartimin e kodit etik të sjelljes së ëdo shtetasi në fushat më të përgjithëshme të jetës dhe aktivitetit të përditshëm, në mënyrë që shtetasit të kuptojnë se për të kërkuar realizimin e të drejtave dhe interesave të tyre në organeve publike e jo publike, më parë duhet të mësojnë rregullat e sjelljes etike dhe morale të një shoqërie të zhvilluar demokratike.

 

Përmirësimi i ushtrimit të profesionit të Avokatit

  • Nxitja e cilësisë ligjore të akteve procedurale të përfaqsimit dhe të mbrojtjes përpara organeve proceduese.
  • Ndihmë e bashkëpunim për zbatimin e kërkesave të Ligjit për profesionin e avokatit dhe të etikës në marrëdhënie me klientin, prokurorinë policinë gjyqësoore dhe gjykatën.
  • Evidentimi, mbledhja, shqyrtimi i të dhënave për veprime korruptive të avokatit në marrëdhënien me kolëgët, prokurorin dhe gjyqtarin, kur ato përbëjnë shkelje të disiplinës ose vepër penale të bëhet denoncimi përpara organeve kompetente.
  • Publikim dhe demaskim në media i veprimeve korruptive të avokatëve në ushtrimin e profesionit.
  • Publikimi dhe afishimi në ëdo zyrë të Avokatisë të Tarifave të shërbimeve të miratuara me vendimin e përbashkët të Dhomës Kombëtare të Avokatisë me Ministrin e Drejtësisë.

 

  • Botimi i librave për ushtrimin e profesionit të avokatit konformë kërkesave ligjore, në Fushën Civile, Familjare, Administrative dhe Penale.

 

Përmirësimi i ushtrimit të profesionit të Noterit dhe Përmbaruesit

  • Investigime për ushtrimin e këtyre profesioneve të lira brenda kompetencave që u jep ligji.
  • Hulumtim i rasteve të pengesave të qytetarëve për kryerjen e shërbimeve si dhe të futjes në marrëdhënie të kundërligjshme për hartimin e akteve, apo ekzekutimin e tyre jashtë kërkesave ligjore. Denoncimi i ëdo shkelje në organet eprore dhe kur rastet përbëjnë vepër penale denoncimi do ti drejtohet organit të Prokurorisë.
  • Publikimi dhe afishimi në ëdo zyrë të Noterisë apo Përmbarimit të Tarifave të miratuara të shërbimeve që kryejnë këto profesione.

 

Bashkëpunim me Shoqatat homologe

  • Përmirësimi i profesionit ligjor, duke eliminuar paragjykimet dhe diversitetin.
  • Monitorimi dhe denoncimi i fenomeneve negative, që cënojnë drejtësinë shqiptare.
  • Përveç pikave të mësipërme, mund të përfshihen edhe veprimtari, aktivitete apo sipërmarrje të tjera të ligjshme, të cilat do të konsiderohen e vlerësohen të nevojshme dhe që do të konsistojnë në përmbushjen e qëllimit dhe objektivave të pritshme të Shoqatës.
  • Këto shtesa e ndryshime do të miratohen e nënshkruhen nga Asambleja e Përgjithshme dhe do të pasqyrohen në Statut.
  • Përkrahja e zhvillimit dhe bashkëpunimit midis shoqatave simotra brenda dhe jashtë vendit.

 

 

VËNIA NË LËVIZJE E SHOQATËS AASH

 

Shkaku i investigimit

Investigimi iniciohet, vihet në lëvizje, merr shkasë nga këto burime me këto mënyra e mjete ligjore :

a.Me nismën e individëve

  • Nëpërmjet Kërkesës, Ankesës, memories të drejtuar Shoqatës nga çdo person fizik ose juridik .
  • Informacione nga Media e shkruar, vizive dhe auditive.
  • Informacionet dhe të dhënat nga Rrjetet sociale.

b.Me nismën e vetë Organeve ekzekutive të Shoqatës

  • Nëpërmjet investigimeve të planifikuara ose të befasishme në drejtim të Institucionit publik ose privat.

Veprimet e Organit ekzekutiv të Shoqatës pas konstatimit të shkeljes

  • Konsulta juridike për mënyrën dhe vendin e ndjekjes së çështjes në rrugët ligjore (administrative, civile, tregtare, familjare, penale, etj.)
  • Intervenime, investigime, rekomandime, ndërhyrje për rregullimin e gjendjes, denoncime në organet eprore të administratës publike dhe organet kushtetuese të pavarura (Avokatin e Popullit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë,etj.), kallëzime penale, etj.
  • Bashkëpunimi me këto organe dhe me OJF të tjera, për zgjidhjen e shpejtë dhe efikase të çështjes.
  • Kur çështja e paraqitur ka nevojë të ndiqet në rrugë ligjore, përpara gjykatës, ose Prokurorisë , kërkuesei orientohet për tju drejtuar strdiove të avokatisë.

 

 

KONTAKTI ME STAFIN E ZYRËS SË SHOQATËS

Adresa : Rruga “Ibrahim Rugova”. Kompleksi “Green Park”, Pallati 26, Kati II-të,Tiranë., 

  • Telefon fiks____________
  • Celular : Cel +355692020512
  • Telefax________________
  • E- mail: [email protected]

 

Forma e Kërkesës

K E R K E S E

 

Kërkuesi/e :                Emri, emri atit, mbiemri, Adresa e banimit

 

Drejtuar  :                  Shoqatës Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare

            (Rruga “Ibrahim Rugova”. Kompleksi “Green Park”, Pallati 26, Kati II-të )

Tiranë

 

Teksti   :

 

Tregohet shkurt $ështja për të cilën ankoheni_______________________________________

____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

 

Argumentohet padrejtësia e aktit që kundërshtoni dhe mundësisht bashkangjitni dhe provat shkresore ose emrat e personave që kanë dijeni për $ështjen.

 

Cfarë kërkohet nga SHOQATA

____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

 

Kërkuesi/e

 

Takimet në Zyrë: Ditën e Hënë deri Premte, Ora 09:00- 16.00, takime urgjente çdo ditë.

 

Kryetari i Shoqatës AASH

Ndue Pjetra

 

 

 

 

 

DISKUTIM ME KRYETARIN Për të vënë në Internet dhe materiale të tjera :

SUBJEKTET E VEPRIMTARISË SË SHAASH

Subjektet e këtyre veprimtarive janë drejtuesit e punonjësit e Administratës publike e jo publike, prokurorët, gjyqtarët, policia gjyqësore, policia e shtetit, doganjerët, Taksamledhësit, Avokatët, Noterët, Përmbaruesit, Sekserët, ekspertët, përkthyesit, ndërmjetësit, ndihmësit, shtytësit etj.______

 

Krijimi i rrjetit të informatorëve (aktivistë) të Shoqatës

Në institucionet

Në Media etj.

 

Kreu III

Objektivat e arritura

Ç’farë është bërë ?!

  1. Ndryshime të legjislacionin ekzistues :

1.Në Ligjin nr.8678, datë 14.05.2001 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”,i ndryshuar,  në pikën 18 të nenit 6 ndryshohet si vijon :

“Kujdeset , mbështet dhe vëzhgon , sipas ligjit, ushtrimin, organizimin dhe funksionimin e profesionit të avokatit, noterit, përmbaruesit ligjor, ekspertit, arbitrit, ndërmjetësit, administratorit të falimentimit dhe profesioneve të tjera të lira, të lidhura me sistemin e drejtësisë. Për çdo rast të veprimeve korruptive , ndjek shpejtë, të gjitha rrugët ligjore për parandalimin dhe luftën kundër këtyre veprimeve”.

  1. Në Ligjin nr.9109, datë 17.07.2003 “ Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë ”, pas pikës 2 të nenit 11, shtohet pika 3 dhe 4 me këtë përmbajtje :

“3.Tarifat e shërbimeve të avokatisë të miratuara me Urdhërin e Përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, detyrohet të afishohen në vend të dukshëm në çdo zyrë avokatie të Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit.

4.Për zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të urdhërit të Përbashkët të Ministrisë së Drejtësësi dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, ngarkohen Drejtoria Përkatëse e Ministrisë së Drejtësisë dhe Struktura e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.”.

  1. Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, mendojmë të bëhen këto ndryshime e shtesa :

 

Pas nenit 39/a shtohet neni 39/b me këtë përmbajtje :

“Korrupsioni aktiv i avokatit, noterit, përmbaruesit, regjistruesit etj.”

“Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, avokatit, noterit, përmbaruesit, regjistruesit etj. për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit deri në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në dy milionë lekë”.

 

Pas nenit 39/b shtohet një nen 39/c me këtë përmbajtje :

“Korrupsioni pasiv i avokatit, noterit, përmbaruesit, regjistruesit etj.

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga përfitimi i parregullt, avokatit, noterit, përmbaruesit, regjistruesit etj. për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën e funksionin e tij, dënohen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga tetëqind mijë deri në katër milionë lekë.”.

 

Pas nenit 310 shtohet një nen 310/a me këtë përmbajtje :

“Mosparaqitja e avokatit në organin procedures”

“Mosparaqitja e avokatit, pa shkaqe të arsyeshme ose kryerja e veprimeve të tij që pengojnë organin e ndjekjes penale ose gjykatën për të kryer detyrat e caktuara, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.”.

 

  1. Në Ligjin nr.7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, mendojmë që pikat 1, 2 e 3 të nenit 56 të ndryshohen si vijon :

Përgjegjësia për mosparaqitje, lënien ose refuzimin e mbrojtjes    
1. Organi procedues i referon këshillit drejtues të dhomës së avokatëve rastet mosparaqitjes, lënies së mbrojtjes, të refuzimit të mbrojtjes dhe të shkeljes nga ana e mbrojtësve të detyrave të besnikërisë dhe ndershmërisë, si dhe të detyrave të kryerjes së ndihmës juridike.
2. Këshilli drejtues i dhomës së avokatëve ka të drejtë të marrë masa
disiplinore në rastet e mosparaqitjes, lënies së mbrojtjes, të refuzimit të mbrojtjes dhe të shkeljes nga ana e mbrojtësve të detyrave të besnikërisë dhe ndershmërisë, si dhe të detyrave të kryerjes së ndihmës juridike edhe nga mbrojtësi i caktuar kryesisht.         
3. Kur këshilli drejtues i quan të përligjura rastet e mosparaqitjes, lënien ose refuzimin,për shkak të shkeljes së të drejtave të mbrojtjes, masa disiplinore nuk jepet edhe në qoftë se shkelja e të drejtave të mbrojtjes nuk është njohur nga gjykata“.
 

  1. Në Ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurisë, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe disa nëpunësve publikë”, mendojmë që në pikën “d” të nenit 3 të bëhet ky ndryshim : “ d)prokurorët, gjyqtarët, avokatët, noterët dhe përmbaruesit e të gjitha niveleve.”.

 

Zgjidhja e ankesave

Kërkesa tek Bankat, Etj.

Kërkesa në AKKPronave

Kërkesa të tjera

Ndërhyrja në Institucione

Avokarit të Popullit për legjitimimin

Akt-marrëveshja Avokat Klient

Kariera e gjyqtarit

Kodet Etike

Nxjerrja e një buletini