AKT – THEMELIMI
I ORGANIZATËS JOFITIMPRURËSE
“SHOQATA E AVOKATËVE ANTIKORRUPSION SHQIPTARE”
(“SH.A.A.SH.”)
Sot, në Tiranë, më datë 24.07.2013, në cilësinë e anëtarëve themelues:
- Ndue PJETRA, i biri i Lazërit dhe i Dumes, i datëlindjes: 19. 11. 1962 , identifikuar me Nr. ID: G21119064W
- Suarda DALIPI, e bija e Artanit dhe e Suzanes, e datëlindjes: 25. 06. 1986, identifikuar me Nr. ID: I65625067M;
- Flovian MUSTA, i biri i Begës dhe i Margarites, i datëlindjes: 25. 10. 1980, identifikuar me Nr. ID: I01025094V;
- Ledia HASANAJ, e bija e Luanit dhe e Lides, e datëlindjes: 13. 02. 1979, identifikuar me Nr. ID: H95213049N;
- Genti AHMATAJ, i biri i Myqeremit dhe i Silvanes, i datëlindjes: 23. 07. 1970, identifikuar me Nr. ID: H00723158V;
- Suzana SKEJA, e bija e Ymerit dhe e Hakijes, e datëlindjes: 05. 04. 1964, identifikuar me Nr. ID: G45405274U;
- Besar KALI, i biri i Behxhetit dhe i Asimes, i datëlindjes: 21. 12. 1987, identifikuar me Nr. ID: I71221073R;
- Ledina DOKO, e bija e Vladimirit dhe e Nexhmijes, e datëlindjes: 09. 08. 1989, identifikuar me Nr. ID: I95809030C.
(me identitetin e përcaktuar nga kartat e identitetit bashkangjitur këtij akti),
të gjithë persona madhorë, me zotësi të plotë juridike për të vepruar, me vullnetin e tyre të lirë e të plotë, bashkarisht, në bazë të Ligjit Nr. 8788, Datë: 07. 05. 2001 “Për organizatat jofitimprurëse” (i ndryshuar) dhe të Nenit 39 e vijues të Kodit Civil;
VENDOSËN:
TË THEMELOJNË ORGANIZATËN JOFITIMPRURËSE
“SHOQATA E AVOKATËVE ANTIKORRUPSION SHQIPTARE”,
me inicialet “SH.A.A.SH.”.
NENI 1
STATUSI LIGJOR I SHOQATËS DHE BAZA LIGJORE
- SHOQATA E AVOKATËVE ANTIKORRUPSION SHQIPTARE (në vijim SH.A.A.SH.) do të jetë një Organizatë e pavarur, jopolitike, jofetare, jofitimprurëse. SH.A.A.SH. do të ushtrojë veprimtarinë e saj pa një afat te percaktuar, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe konform statutit dhe programit të saj.
- “SHOQATA E AVOKATËVE ANTIKORRUPSION SHQIPTARE” funksionon në përputhje me:
- Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
- Ligjin Nr. 8788, Datë: 07. 05. 2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, (i ndryshuar);
- Aktin e Themelimit;
- Këtë Statut; dhe
- Legjislacionin në fuqi.
NENI 3
IDENTITETI I SHOQATËS
- Emërtimi i Shoqatës si organziatë jofitimprurëse do të jetë:
“SHOQATA E AVOKATËVE ANTIKORRUPSION SHQIPTARE – SH.A.A.SH.”
- A.A.SH ka siglën, simbolin dhe vulën e saj, të cilat e identifikojnë atë.
- Sigla, simboli dhe vula e Shoqatës miratohen me Vendim nga Bordi Drejtues.
- Vula mban mbishkrimin “SHOQATA E AVOKATËVE ANTIKORRUPSION SHQIPTARE” – SH.A.A.SH., si edhe logon e miratuar nga Bordi Drejtues.
- Personi qe do te perfaqesoj A.A.SH., ne cdo institucion shteteror apo te huaj do te jete Kryetari i shoqates z.Ndue PJETRA.
- Per rregjistrimin e A.A.SH., ne gjykate autorizohet te jete NenKryetari i shoqates znj.Ledia HASANAJ.
NENI 4
SELIA E SHOQATES
- A.A. SH. e ka selinë e saj në: Rr. “5 Maji”. Pallati i “Shkodranëve, Tiranë.
- Me Vendim të Bordit Drejtues, Shoqata mund të hapë degë të saj dhe të emërojë përfaqësues edhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe jashtë shtetit.
NENI 5
QËLLIMI DHE FUSHA E VEPRIMTARISË SË SHOQATËS
- Qëllimi dhe fusha e veprimtarisë së Shoqatës “SHOQATA E AVOKATËVE ANTIKORRUPSION SHQIPTARE” është:
- Përmirësimi i profesionit ligjor, duke eliminuar paragjykimet dhe diversitetin;
- Rritje e avancimit të sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Shqipërisë;
- Hulumtimet rreth vendimeve të padrejta që mund të jepen në çdo shkallë të gjyqësorit;
- Monitorimi dhe denoncimi i fenomeneve negative, që cënojnë drejtësinë shqiptare
- Inkurajimi, ndihma, përmirësimi dhe promovimi i parimeve të transparences së drejtësisë dhe llogaridhënies së organeve publike, të administratës, gjyqësorit, etj;
- Hulumtimi, zbardhja dhe denoncimi i veprave korruptive nga punonjës të administratës publike, të oficerëve të policisë, të prokurorëve dhe gjyqtarëve, veprime që cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut;
- Monitorimi i respektimit nga organet publike dhe shtetërore dhe atyre të ruajtjes së rendit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
- Monitorimi dhe denoncimi i pabarazisë së qytetarëve përpara ligjit dhe i rasteve të diskriminimit padrejtësisht për shkaqe si: gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia
prindërore;
- Monitorimi dhe denoncimi i fenomeneve negative, që cënojnë shoqërinë shqiptare;
- Inkurajimi, ndihma, përmirësimi dhe promovimi i parimeve të transparencës, drejtësisë dhe llogaridhënies nga ana e organeve publike, institucioneve administrative, gjyqësore, etj;
- Hulumtimi, zbulimi dhe demaskimi i veprave korruptive, që cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut si edhe Legjislacionin në fuqi, vepra të kryera nga punonjës të ndryshëm në institucionet e Administratës Shtetërore, në Komisariatet e Policisë, në Prokurori, Gjykata, etj.;
- Monitorimi i respektimit nga organet publike e shtetërore dhe nga organet e ruajtjes së rendit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe denoncimi i rasteve të shkeljeve të këtyre të drejtave;
- Monitorimi i ruajtjes së dinjitetit të qytetarëve, të drejtësisë ndaj shtetasve shqiptarë, rendit publik, pluralizmit, identitetit kombëtar dhe trashëgimisë, bashkëjetesës fetare dhe çdo të drejte që gëzojnë shtetasit konform legjislacionit në fuqi dhe denoncimi i rasteve kur konstatohen shkelje të këtyre të drejtave;
- Monitorimi i repsektimit të të drejtave të pakicave fetare dhe grupeve të tjera shoqërore dhe denoncimi i rasteve të shkeljes së këtyre të drejtave;
- Monitorimi i barazisë së qytetarëve përpara ligjit dhe denoncimi i rasteve të diskriminimit padrejtësisht për shkaqe të tilla, si gjinia, raca, feja, etnia, gjyha, bindjet politike apo fetare, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose familjare;
- Monitorimi dhe denoncimi i rasteve të shkeljes së lirisë së shprehjes, masmedias dhe i rasteve të censurës mbi mjetet e komunikimit dhe informimit;
- Hulumtimi dhe denoncimi i rasteve të shkeljes së të drejtës ligjore të individit për të marrë informacion dhe për të tërhequr dokuemntacione të ndryshme pranë Institucioneve publike dhe shtetërore, dokumentacione mbi të cilat kanë të drejtë sipas ligjit;
- Monitorimi i repsektimit të etikës nga punonjësit e administratës shtetërore kundrejt shtetasve që paraqiten në zyrat e këtyre institucioneve;
- Botimi i Akteve të ndryshme ligjore e normative, sipas mënyrës së parashikuar me ligj;
- Hulumtimi dhe denoncimi i rasteve ku shkelen të drejtat e shtetasve për kompensim dhe dëmshpërblim sipas legjislacionit, në raste të fatkeqësive natyrore, lëvizjeve sizmike, etj.;
- Denoncimi i rasteve të diskriminimeve, të dhunës, torturës, trajtimit çnjerëzor ose poshtërues të individit, vepra këto të dënuara me ligj, që mund të ushtrohen padrejtësisht edhe nga funksionarë të ndryshëm, kryesisht të policisë;
së ushtruar mbi shtetasit, si edhe të fenomeneve të ndryshme që cënojnë individin;
- Denoncimi i rasteve të konfliktit të interesave të institucionet e administratës shtetërore, policisë, prokurorisë dhe gjykatave;
- Denoncimi i rasteve të shpërdorimit të detyrës nga administrate publike dhe shtetërore;
- Pjesmarrja në fazat e diksutimit të debateve të grupeve parlamentare për çështjet, që kanë të bëjnë me hartimin dhe ndryshimin e legjislacionit, me impact të gjerë publik;
- Përkrahja e zhvillimit dhe bashkëpunimit midis shoqatave simotra brenda dhe jashtë vendit;
- Ruajtja e standardit etik të miratuara gjerësisht nga opinioni publik;
- Lobimi për çështjet, që lidhen me jurisprudencën, ekonominë dhe çështje të ndryshme legjislative, që prekin pjesën më të madhe të shoqërisë;
- Përveç pikave të mësipërme, mund të përfshihen edhe veprimtari, aktivitete apo sipërmarrje të tjera të ligjshme, të cilat do të konsiderohen e vlerësohen të nevojshme dhe që do të konsistojnë në përmbushjen e qëllimit dhe objektivave të pritshme të Shoqatës. Këto shtesa e ndryshime do të miratohen e nënshkruhen nga Asambleja e Përgjithshme dhe do të pasqyrohen në Statut.
NENI 6
KOHËZGJATJA
- A.A.SH. krijohet për një afat të pacaktuar.
- Përfundimi apo kufizimi i veprimtarisë së saj bëhet me Vendim të motivuar të Asamblesë së Përgjithshme ose për shkaqe të shfaqjes së forcave madhore të caktuara sipas legjislacionit në fuqi.
- Viti shoqëror për periudhat pasardhëse do të jetë si viti kalendarik, duke filluar nga data: 1 Janar deri më datë: 31 Dhjetor.
NENI 7
MJETET FINANCIARE
- Kapitali i nevojshëm për arritjen e qëllimit të Shoqatës, fillimisht investohet nga themeluesit.
- Burim i të ardhurave të SH.A.A.SH. janë financimi i saj nga ana e themeluesve, në mënyrë të vazhdueshme përmes kuotizacioneve, në masën e miratuar në Statut, të ardhurat nga veprimtaritë e Shoqatës, fonde dhe donacione të ndryshme të përfituara në ëprputhje me legjislacionin në fuqi.
NENI 8
NDALIMI I SHPËRNDARJES SË FITIMEVE
- Shpërndarja e fitimit gjatë aktivitetit të Shoqatës është e ndaluar.
Shoqata nuk ka qëllime fitimi. Kjo do të thotë se të ardhurat e prodhuara nga aktivitetet e saj ekonomike ose joekonomike, do të përdoren ekskluzivisht për realizimin e qëllimeve të saj, të përcaktuara në Aktin e Themelimit e në Statut dhe nuk mund të ndahen ndërmjet anëtarëve të Shoqatës, përveç detyrimeve në formën e rrogave, kompensimeve apo rimbursimeve (bileta udhëtimi, pagesa hoteli apo restoranti, etj.), që rrjedhin nga kontrata pune të ligjshme ose për mbulimin e shpenzimeve të kryera për llogari dhe me porosi të Shoqatës, si qera selie, konsum energjie elektrike, uji, telefoni, shëerbime interneti, etj, të shoqëruara me fatura të rregullta dhe ligjërisht të vlefshme nga subjekti, i cili ka ofruar shërbimin.
NENI 9
ORGANET DREJTUESE
- Organi më i lartë vendimmarrës i SH.A.A.SH. është Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve.
- Asambleja e Përgjithshme zgjedh Bordin Drejtues me një mandat 4 (katër) vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.
- Organe të tjera ekzekutive të SH.A.A.SH. janë:
- Bordi Mbikëqyrës Financiar;
- Nenkryetari
- Mbledhja e parë zgjodhi Bordin Drejtues, i cili përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë:
- Ndue PJETRA
- Ledia HASANAJ
- Suarda DALIPI
- Flovian MUSTA
- Besar KALI
- Bordi Drejtues, pasi tërhiqet për vendim, me votim të fshehtë zgjedh Kryetar të tij dhe te Shoqates Ndue PJETRA dhe si Nënkryetare te shoqates dhe te Bordit Drejtues zgjedh : Av. Ledia HASANAJ.
- Bordi Drejtues do të mblidhet çdo 3 (tre) muaj, i cili do të analizojë veprimtarinë e Shoqatës.
NENI 10
ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE
- Të gjitha mosmarrëveshjet, që mund të lindin gjatë themelimit dhe ushtrimit të veprimtarisë dhe që mund të lidhen me vlefshmërinë, interpretimin, si edhe me ndryshimet e mundshme të akteve të themelimit, zgjidhen me mirëkuptim nga themeluesit.
- Në të kundërt, kompetente për mosmarrëveshjet që mund të lindin në Shoqatë do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
NENI 11
DISPOZITA TË FUNDIT
- Ky Akt Themelimi përpilohet në 4 (katër) kopje origjinale, në gjuhën shqipe dhe nënshkruhet pa vërejtje nga themeluesit e Shoqatës.
- Një kopje depozitohet në zyrën noteriale para së cilës dhe u nënshkrua.
NËNSHKRIMET E ANËTARËVE THEMELUES
TË SHOQATËS
“SHOQATA E AVOKATËVE ANTIKORRUPSION SHQIPTARE”
Nr.
|
Emri / Mbiemri |
Nënshkrimi |
1. |
Ndue PJETRA
|
|
2. |
Suarda DALIPI
|
|
3. |
Flovian MUSTA
|
|
4. |
Ledia HASANAJ
|
|
5. |
Genti AHMATAJ
|
|
6. |
Suzana SKEJA
|
|
7. |
Besar KALI
|
|
8. |
Ledina DOKO |
|
STATUTI
I ORGANIZATËS JOFITIMPRURËSE
“SHOQATA E AVOKATËVE ANTIKORRUPSION SHQIPTARE”
( “SH.A.A.SH.” )
NENI 1
KRIJIMI DHE BAZA LIGJORE
- “SHOQATA E AVOKATËVE ANTIKORRUPSION SHQIPTARE” është një organizatë jofitimprurëse me anëtarësi, e pavarur, joqeveritare, jopolitike, e krijuar me vullnet të lirë nga ana e themeluesve të saj, e cila nuk ka qëllime fitimi dhe është e hapur për bashkëpunim për të gjithë ata që punojnë për realizimin e qëllimeve të saj.
- “SHOQATA E AVOKATËVE ANTIKORRUPSION SHQIPTARE” funksionon në përputhje me:
- Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
- Ligjin Nr. 8788, Datë: 07. 05. 2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, (i ndryshuar);
- Aktin e Themelimit;
- Këtë Statut; dhe
- Legjislacionin në fuqi.
NENI 2
IDENTITETI I SHOQATËS
- “SHOQATA E AVOKATËVE ANTIKORRUPSION SHQIPTARE” (në vijim SH.A.A.SH.) ka siglën, simbolin dhe vulën e saj, të cilat e identifikojnë atë.
- Sigla, simboli dhe vula e Shoqatës miratohen me Vendim të Bordit Drejtues.
- Vula mban mbishkrimin: “SHOQATA E AVOKATËVE ANTIKORRUPSION SHQIPTARE”, inicialet: “SH.A.A.SH.”, si edhe logon e miratuar nga Bordi Drejtues.
- Personi qe do te perfaqesoj A.A.SH., ne cdo institucion shteteror apo te huaj do te jete Kryetari i shoqates z.Ndue PJETRA.
- Per rregjistrimin e A.A.SH., ne gjykate autorizohet te jete NenKryetari i shoqates znj.Ledia HASANAJ.
NENI 3
THEMELUESIT E SHOQATES
Themeluesit e Shoqatës janë:
- NDUE PJETRA
- SUARDA DALIPI
- FLOVIAN MUSTA
- LEDIA HASANAJ
- GENTI AHMATAJ
- SUZANA SKEJA
- BESAR KALI
- LEDINA DOKO
NENI 4
SELIA E SHOQATES
- Shoqata e ka selinë në adresën: Rruga: “5 Maji”, Pallati i Shkodranëve, Tiranë, Shqipëri.
- Me Vendim të Asamblesë së Përgjithshme, Shoqata mund të hapë degët e saj dhe të emërojë përfaqësues edhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe jashtë vendit.
- Për krijimin e një dege nevojiten së paku 4 (katër) anëtarë.
- Emërtimi i degës do të bëhet në formën “SH.A.A.SH. / Emri i qytetit – Shteti.
NENI 5
KOHËZGJATJA
- A.A.SH. krijohet për një afat të pacaktuar.
- Përfundimi apo kufizimi i veprimtarisë së saj bëhet me Vendim të motivuar të Asamblesë së Përgjithshme ose për shkaqe të shfaqjes së forcave madhore të caktuara sipas legjislacionit në fuqi.
- Viti shoqëror për periudhat pasardhëse do të jetë si viti kalendarik, duke filluar nga data: 1 Janar deri më datë: 31 Dhjetor.
NENI 6
QËLLIMI DHE FUSHA E VEPRIMTARISË
- Qëllimi dhe fusha e veprimtarisë së Shoqatës “SHOQATA E AVOKATËVE ANTIKORRUPSION SHQIPTARE” është:
- Ndihmesë në përmirësimin dhe zhvillimin e profesionit të avokatit konformë ligjit “Për Profesionin e Avokatit” dhe Kodit Etik të Avokatisë.
- Zbatimi i metodave bashkëkohore për propogandimin e ligjeve e akteve ligjore me rëndësi të veçantë, nëpërmjet medias së shkruar dhe asaj vizive. Dhënia e mendimeve juridike për rastet e shkeljes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe luftës kundër fenomeneve negative, që cënojnë shoqërinë shqiptare, etj., nëpërmjet pjesëmarrjes në emisionet televizive dhe artikujve të shkruar në gazeta e revista.
- Tërheqja e ankesave të qytetarëvë në drejtim të vendimeve të padrejta, zvarritjeve në gjykime dhe shkeljeve të etikës e të tjera nga Gjykatësit e çdo niveli, si dhe kërkesa për zgjidhjen e tyre dhe kur ka vend, paraqitje të kërkesave për nisjen e procedimeve disiplinore në KLD, në Kuvendin e Shqipërisë, në Ministrinë e Drejtësisë etj.
- Tërheqja e ankesave të qytetarëvë në drejtim të pritjes, pranimit dhe dhënies së dokumentacionit për fillimin dhe mbarimin e procesit gjyqësor, duke respektuar afatet ligjore, dhënia e sqarimeve dhe informimeve me etikë të spikatur nga Administrata Gjyqësore e të gjitha niveleve, duke dhënë kontribut real për përmirësimin e gjendjes në këto organizma.
- Shqyrtimi i ankesave dhe denoncimi i veprave korruptive nga punonjës të administratës publike, të oficerëve të policisë, të prokurorëve, gjyqtarëve, avokatëve, noterëve, përmbaruesve, ndërmjetësve e profesione të tjera të lira etj., që cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe ankesave për respektimin e etikës së shërbimit në këto organe.
- Kërkesa për ndjekje disiplinore, administrative, si dhe penale (kur ka prova bindëse), i rasteve të shpërdorimit të detyrës nga punonjës të administrate publike dhe shtetërore; në organet eprore, të varësisë dhe organet kompetente.
- Dhënia e ndihmesës ligjore për ndjekjen dhe publikimin e rasteve të diskriminimit të shtetasve nga organet e Administratës Publike, enteve, gjykatës, prokurorisë, policisë, profesioneve të lira etj., për shkaqe si: gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale, etj.
- Publikimi dhe denoncimi i rasteve të trajtimeve diskriminuese, të dhunës, torturës, trajtimit çnjerëzor ose poshtërues të individit, nga punonjës të organeve të Administratës publike qëndrore e vendore dhe sitemin e drejtësisë ( Gjykatë, Prokurori, Policinë e Shtetit, Burgje, Paraburgime,etj.).
- Ndihmesë në trajtimin e ankesave dhe kërkesave të qytetarëve, veçanërisht në Administratën Publike ( Ministritë, Drejtoritë e Përgjithëshme, Agjensitë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Regjistrimin e Pasurive të Palujtëshme, OSHEE,etj. struktura të rëndësishme shtetërore në shërbim të qytetarëve.
- Propozime për hartimin e akteve ligjore e nënligjore, si dhe i shtesave, ndryshimeve e përmirësimin e atyre ekzistuese, në Ministrinë e Drejtësisë e Organet e Administratës publike të interesuara, për ti përafruar ato me legjislacionin bashkohor Evropian e Ndërkombëtar, që i shërbejnë zhvillimit dhe prosperitetit të shoqërisë tonë.
- Botimi i Akteve të ndryshme ligjore e normative, të miratuara nga organet kompetente, në formën e përmbledhjeve, kodeve, manualeve, broshurave, në mënyrë të veçantë të atyre që kanë lidhje me organizimin dhe funksionimin e organeve të drejtësisë dhe të kompetencave të tyre për zgjidhjen e çështjeve dhe të dhënies së drejtësisë në fushën Civile, Penale dhe Administrative.
- Botimi i librave për ngritjen profesionale dhe zhvillimin bashkëkohor të profesionit të avokatit dhe në mënyrë të veçantë të avokatëve të rinj dhe juristëve të administratës publike dhe Gjyqësore , Prokurorisë e Policisë, për përvetësimin e mendimit juridik të përparuar shqiptar dhe Evropian.
- Hapja e një Librarie Kafe, me libra të fushës juridike të botuara nga ana e shoqatës, në ndihmë të juristëve, avokatëve etj. dhe shërbim kafe për anëtarët e shoqatës si veprimtari ekonomike jo fitimprurëse të Shoqatës, konformë ligjit për shoqatat jofitimprurëse.
- Shoqata ofron shërbime jo fitimprurëse për avokatët e rinj për të zhvilluar séanca mësimore për njohjen dhe hartimin e akteve procedurale të fushave civile, penale dhe administrative, sipas kërkesave të ligjit, që duhet të paraqiten me profesiomalizëm përpara gjykatës, prokurorisë, policisë dhe organeve të tjera të administratës publike, profesioneve të lira (noteri, përmbarim, ekspert etj.) dhe personave juridik.
- Botimi i një gazete propagandistike në luftën kundër korrupsionit e parandalimin e tij, në administratën publike, gjykatë, prokurori, polici etj.,si dhe luftës kundër kriminalitetit dhe veseve të këqia të shoqërisë.
- Nxitja e manifestimeve demokratike, të qytetarëve, sipas kërkesave të ligjit, kundër shkeljeve të hapta dhe mos realizimit të programeve të Organeve të Administratës Publike në drejtim të punësimit, pronës, arsimit, rritjes së mirëqenjes dhe realizimit të të drejtave dhe lirive të tjera kushtetuese.
- Nxitje të organeve kompetente për hartimin e ligjit “Për Dedektivin Privat”, ndërkohë që do të ngulmojë që ky profesion të përfshihet në profesionet e lira që drejton, ndihmon dhe mbështet Ministria e Drejtësisë.
- Shërbime të ndryshme avokatie për cdo shtetas, i përfaqësuar me ose pa prokurë nga SHAASH, me qëllim mbrojtjen e qytetarit dhe përmbushjen e qëllimeve të SHAASH, në fushën civile, penale, administrative, si dhe atë të hetimit privat në mbrojtje të viktimës në procesin penal. Gjithashtu paraqitjen e kërkesave, për efekt hetimi apo plotësim dokumentacioni, tek organet e Administratës Publike, Enteve e Personave Juridikë apo organeve të Prokurorisë, Policisë dhe Sistemit të Drejtësisë. Kur SHAASH e shikon si mundësi për ta përfaqësuar në proces dhe për të realizuar qëllimin e saj në cdo fushë civile, penale, administrative etj, duke krijuar mundësitë për të kryer me rigorozitet qëllimin e saj dhe hetime si ato të Dedektivit Privat për të mbështetur e plotësuar dokumentacionin që sipas rastit mund t’i paraqitet organeve të Administratës Publike, Enteve e Personave Juridikë apo organeve të Prokurorisë, Policisë dhe Sistemit të Drejtësisë.
Shoqëria ka të drejtë të marrë cdo akt, dokument,dosje për nevojat e saj nga organet publike dhe shtetërore duke respektuar ligjin.
- Bashkëpunimi me strukturat shtetërore që i është ngarkuar lufta kundër korrupsionit dhe parandalimit të tij, në organet e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe të drejtësisë, të organeve kushtetuese të pavarura, të personave juridikë, Shoqatave, Shoqërive, Fondacioneve dhe personave fizikë, nëpërmjet dhënies së informacioneve që disponojmë nga veprimtaria e shoqatës.
- Bashkëpunimi me strukturat e Shëbimeve të Kontrollit të Brendshëm ne Policinë e Shtetit, Dogana, Tatime, Burgjeve etj. nëpërmjet dhënies së informacioneve që do të grumbullojmë nëpërmjet ankesave dhe kërkesave të qytetarëve.
- Njoftimi për trajtim ligjor të rasteve të konfliktit të interesave të punonjësve e drejtuesve në institucionet e administratës shtetërore, policisë, prokurorisë dhe gjykatave, si dhe ndjekja e këtij problem në organet eprore, të varësisë dhe organeve kompetente.
- Këkesa për pjesmarrje në fazat e diskutimit e të debateve në komisionet parlamentare për çështjet, që kanë të bëjnë me hartimin dhe ndryshimin e legjislacionit, me impakt të gjerë publik.
- Kërkesa për pjesëmarrje me cilësinë e grupeve të interesit të shoqërisë civile në hartimin e akteve të Organeve të Administratës Publike , të kontratave administrative publike dhe akteve reale sipas K.Procedurave Administrative.
- Bashkëpunimi efektiv me Shoqatat,Qendra e Fondacionet, që ndjekin mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, ato qëndrore dhe lokale, në luftën efikase kundër korrupsionit në të gjitha organet e administratës shtetërore dhe ato të Drejtësisë. Përkrahja e zhvillimit dhe bashkëpunimit midis shoqatave simotra jashtë vendit.
- Shoqata duke qenë e legjitimuar mbështetur në Kushtetutë, Ligjin për organizatat jofitimprurëse, Kodin Civil, Ligjin Për Policinë e Shtetit, Ligjin Për Prokurorinë, Ligjin Për Ministrinë e Drejtësisë, Kodin e Procedurave Administrative, ka të drejtë të bëjë kërkesa në të gjitha organet e administratës publike të pushtetit qëndror e vendor dhe enteve publike, personat fizik dhe juridik , për marrjen e informacioneve dhe dokumentave (përveç atyre që ndalohen me ligj) që shoqatës i shërbejnë për zhvillimin e aktivitetit të saj të parashikuar, në Statutin dhe Vendimin e Regjistrimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; organe të cilat duhet ti përgjigjen këtyre kerkesave sipas kompetencave, brenda afateve ligjore.
- Çdo veprim që cënon misionin e Shoqatës dhe veprimtarinë e qëllimin e saj sipas përcaktimeve të sipërme do të konsiderohen prekje të interesit të drejtëpërdrejtë, të sigurt dhe vetiak të shoqatës, dhe që e legjitimojnë atë të bëjë kërkesa e ankesa në të gjitha organet e administratës publike e jopublike, Gjykatave, Prokurorisë, Policisë Gjyqësore, Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit, në mënyre të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të personave fizik e juridik të parashikuara në Kushtetutën e R.Shqipërisë.
Përveç pikave të mësipërme, mund të përfshihen edhe veprimtari, aktivitete apo sipërmarrje të tjera të ligjshme, të cilat do të konsiderohen e vlerësohen të nevojshme dhe që do të konsistojnë në përmbushjen e qëllimit dhe objektivave të pritshme të Shoqatës.
NENI 7
OBJEKTIVAT
“SH.A.A.SH.” gjatë veprimtarisë së saj, do të ndjekë objektivat e mëposhtme:
- PËRMIRËSIMI I PROFESIONIT TË AVOKATIT.
- Nxitja e cilësisë ligjore;
- Promovimi;
- Sjellja etike;
- Kompetencat;
- Profesionalizmi;
- Promovimi i shërbimit publik në profesionin ligjor.
- ELIMINIMI I GABIMEVE DHE RRITJA E DIVERSITETIT
- Nxitja e pjesmarrjes së plotë dhe të barabartë:
- të profesionit të juristit;
- të sistemit të drejtësisë nga të gjithë personat;
- Eliminimi i njëanshmërisë në profesionin ligjor dhe në sistemin e drejtësisë.
- AVANCIMI I SUNDIMIT TË LIGJIT
- Rritja e të kuptuarit publik të ligjit;
- Respektimi i sundimit të ligjit dhe të procesit ligjor;
- Roli i profesionit ligjor në shtëpi dhe në të gjithë botën;
- Të mbajë qeverinë të përgjegjshme në bazë të ligjit;
- Të punojë për të mbështetur ligjin, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe një proces të rregullt ligjor;
- Sigurimi i qasjes kuptimplotë në drejtësi për të gjithë personat;
- Ruajtja e pavarësisë së profesionit ligjor dhe gjyqësor;
- Denoncimi i rasteve korruptive dhe i rasteve të shkeljes së procedurave ligjore.
- Shoqata ushtron aktivitetin e saj në respektim të përkatësive të ndryshme politike, fetare, gjinore, kulturore, racore dhe kombëtare.
- Shoqata nuk ndjek qëllime propagandistike, politike apo fetare dhe ushtron veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur nga interesat politike apo shtetërore.
- Shoqata e bazon aktivitetin e saj në respektim të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, të Lirive dhe të Drejtave Themelore të parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në respektim të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, të ratifikuara me ligj.
NENI 8
AKTIVITETE TË SHOQATËS
“SH.A.A.SH.”, në përputhje me këtë statut dhe ligjet në fuqi mund të organizojë aktivitete të tilla, si:
- Simpoziume, takime dhe mbledhje informative;
- Deklarata shtypi, reagime publike dhe peticione;
- Manifestime sensibilizuese, aktivitete informative;
- Botime buletinesh apo librash të ndryshëm në përputhje me funksionin e qëllimet e shoqatës;
- Krijimin e një faqeje informative në internet, etj.
NENI 9
ORGANET DREJTUESE TE SHOQATES
- Organi më i lartë i vendimarrës i “SH.A.A.SH.” –së është Asambleja e Përgjithshme e Anetareve.
- Organet e tjera ekzekutive të “SH.A.A.SH.” –së janë:
- Bordi Drejtues;
- Bordi Mbikqyrës Financiar;
- Nenkryetari
- Në organet drejtuese mund të zgjidhen vetëm anëtarët e plotë.
NENI 10
ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME DHE KOMPETENCAT E SAJ
- Asambleja e Përgjithshme e Anetareve është organi më i lartë vendimarrës i “SH.A.A.SH.” –së dhe nuk mund të ketë më pak se pesë anëtarë.
- Asambleja e Përgjithshme mblidhet sëpaku 2 (dy) herë në vit, me pjesmarrjen e më shumë se ½ së anëtarëve të plotë të saj.
- Asambleja e Përgjithshme mund të jetë edhe e jashtëzakonshme.
Asambleja e Përgjithshme merr vendime mbi:
- Ndryshimin e statutit;
- Fushat dhe programet e veprimtarisë dhe mbikqyr e kontrollon rregullisht realizimin e tyre;
- Shyqrton çështjet ekonomike, financiare dhe të administrimit;
- Miratimin e akteve më të rëndësishme në lidhje me buxhetin e Shoqatës dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm;
- Nxjerrjen e normave për rregullimin e veprimtarisë, të organizimit dhe strukturës së organizatës;
- Pranimin e anëtarëve të rinj ose përjashtimin e anëtarëve ekzistues;
- Zgjedhjen ose emërimin e anëtarëve të organeve ekzekutive;
- Përcaktimin e masës së kuotizacioneve dhe periodicitetin e afatet e oagimit të tyre;
- Krijimin e komiteteve të posaçme;
- Themelimin, shpërndarjen, bashkimin ose transformimin e “SH.A.A.SH.” –së në një organziatë të një forme tjetër me shumicën e anëtarëve;
- Anëtarësimin e “SH.A.A.SH.” –së në shoqata dhe organizma të tjerë.
Votimi:
- Asambleja e Përgjithshme merr vendime me shumicë të thjeshtë votash të anëtarëve të plotë, në prani të jo më pak se ½ -ës së anëtarëve të saj.
- Vendimet për ndryshime në statut, shkarkimin, përjashtimin e anëtarëve si dhe shkrirjen e “SH.A.A.SH.” –së, merren me 2/3 –ën e votave të të pranishmëve.
- Votimi kryhet në mënyrë të fshehtë, me parimin “1 anëtar, 1 votë”.
NENI 11
THIRRJA E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME
- Asambleja e Përgjithshme thirret nga Kryetari i Shoqatës, i cili i’u dërgon anëtarëve njoftimin për datën e Mbledhjes, të paktën 15 (pesëmbëdhjetë) ditë përpara datës së caktuar për mbajtjen e saj.
- Mbledhja e Jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme mund të thirret nga Kryetari i Shoqatës, në zatim të Vendimit të Bordit Drejtues ose me kërkesën e të paktën 1/5 –ës së numrit të përgjithshëm të anëtarëve të plotë, por sidoqoftë, jo më pak se 5 anëtarë të plotë.
- Nëse në orën e caktuar për Mbledhjen e Asamblesë së Përgjitshme janë të pranishëm më pak se ½ e anëtarëve të plotë, mbledhja do të fillojë 1 orë me vonesë. Nëse ky kuorum nuk arrihet, mbledhja do të caktohet në një datë tjetër, brenda 30 ditëve.
- Përveç mbledhjeve standarde lejohet edhe forma virtuale e mbledhjeve, përmes postës elektronike ose Internetit, veçanërisht në raste emergjente dhe këto mbledhje kanë po të njëjtën vlerë me mbledhjet e zakonshme.
- Protokolli i Mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme firmoset nga mbajtësi i protokollit dhe drejtuesi i mbledhjes së rradhës.
NENI 12
BORDI DREJTUES
- Asambleja e Përgjithshme e “SH.A.A.SH.” -së zgjedh për një afat 4 (kater) vjeçar, Bordin Drejtues, i cili përbëhet nga:
- Kryetari;
- Nënkryetari;
- Sekretari;
- Financieri dhe
- Një Anëtar i plotë.
- Nga mbledhja e parë u zgjodh Bordi Drejtues, i cili përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë:
- Ndue PJETRA
- Ledia HASANAJ
- Suarda DALIPI
- Flovian MUSTA
- Besar KALI
- Kryetari i “SH.A.A.SH.”-së është njëkohësisht edhe Kryetar i Bordit Drejtues Av. Ndue PJETRA. dhe si Nënkryetare te shoqates dhe te Bordit Drejtues eshte : Av. Ledia HASANAJ.
NENI 13
MBLEDHJET E BORDIT DREJTUES
- Mbledhjet e Bordit Drejtues zhvillohen sipas nevojës. Ato thirren nga Kryetari ose Nënkryetari.
- Bordi drejtues merr vednime të vlefshme nëse janë të pranishëm të paktën 3 (tre) anëtarë të tij. Vendimet merren me shumicë votash.
- Nëse një anëtar i Bordit Drejtues nuk merr pjesë në 3 mbledhje të njëpasnjëshme të Bordit Drejtues për një periudhë jo më të shkrutër se 1 (një) vit, ai nuk do të jetë më anëtar i Bordit Drejtues. Për zëvendësimin e anëtarit të larguar, Bordi Drejtues emëron një anëtar të ri deri në Mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme, ku konfirmohet anëtari i zgjedhur nga Bordi Drejtues ose zgjidhet një anëtar tjetër në Bordin Drejtues.
- Procedurat e treguara në pikat 2 dhe 3 të këtij neni nuk mund të zbatohen për më shumë se dy anëtarë të Bordit Drejtues. Në këtë rast duhet zgjedhur një Bord i ri Drejtues, i cili del nga Mbledhja e Jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme.
NENI 14
KOMPETENCAT E BORDIT DREJTUES
Bordi Drejtues ka këto kompetenca:
- Përgatit programin e punës dhe raportin vjetor dhe i’a paraqet këtë Asamblesë së Përgjitshme për miratim;
- Zbaton vendimet e Asamblesë së Përgjithshme;
- Ngre komisione dhe vendos mbi çështje të veprimtarisë së Shoqatës, përveç atyre, që janë kompetencë e Asamblesë së Përgjitshme;
- Ngre komisione dhe vendos mbi çështje të veprimtarisë së Shoqatës, përveç atyre që janë kompetencë e Asamblesë së Përgjithshme;
- Kryen çdo detyrë tjetër të përcaktuar në këtë statut apo të ngarkuar nga Asambleja e Përgjitshme;
NENI 15
BORDI MBIKQYRËS FINANCIAR
- Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës zgjedh Bordin Mbikëqyrës për një periudhë 3 (tre) vjeçare.
- Bordi Mbikëqyrës Financiar përbëhet nga 3 (tre) anëtarë dhe votohen nga Asambleja e Pergjithshme e Anetareve, me mbi ½ e votave.
- Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës nuk mund të jenë njëkohësisht edhe anëtarë të Bordit Drejtues.
- Bordi Mbikëqyrës Financiar ushtron funksionin e tij deri në Asamblenë e ardhshme.
- Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës zgjedhin nga radhët e tyre, Kryetarin e Bordit Mbikëqyrës.
- Mbledhjet e Bordi Mbikëqyrës thirren nga Kryetari i Bordit Mbikëqyrës.
- Mbledhja e parë, pas zgjedhjes së Bordit Mbikëqyrës thirret nga anëtari i Bordit Mbikëqyrës me moshë më të madhe.
- Nëse një anëtar i Bordit Mbikëqyrës nuk merr pjesë në 3 mbledhje të njëpasnjëshme të Bordit Mbikëqyrës për një periudhë jo më të shkurtër se 1 (një) vit, ai nuk do të jetë më anëtar i Bordit Mbikëqyrës dhe Bordi Mbikëqyrës emëron një anëtar të ri, deri në Mbledhjen e Përgjithshme të ardhshme ku konfirmohet Anëtari i zgjedhur nga Bordi Mbikëqyrës ose zgjidhet një anëtar tjetër në Bordin Mbikëqyrës.
- E njëjta procedurë zbatohet nëse mandati i një anëtari të Bordit Mbikëqyrës përfundon sipas këtij Statuti.
- Procedurat e treguara në paragrafin 7 të këtij neni nuk mund të zbatohen për më shumë se 1 Anëtar të Bordit Mbikëqyrës.
- Në këtë rast duhet zgjedhur një Bord Mbikëqyrës i ri nga Mbledhja e Jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme.
NENI 16
KOMPETENCAT E BORDIT MBIKQYRËS FINANCIAR
Bordi Mbikqyrës Financiar ka këto kompetenca:
1.Mbikqyr aktivitetin e “SH.A.A.SH.” –së duke percaktuar strategjine e kontrollit rast pas rasti, duke patur te drejten e investigimit te dokumentave te kontabilitetit te shoqates;
- Njofton Bordin Drejtues mbi parregullsitë në veprimtarinë e “SH.A.A.SH.” –së dhe propozon masat për eleminimin e tyre;
- Në mbledhjen e rradhës së Asamblesë së Përgjitshme, Kryetari i Bordit Mbikqyrës mban raportin e tij për vitin e mëparshëm;
- Bordi Mbikëqyrës Financiar ka te drejten e kontrollit per aktivitetin financiar te kryer nga ana e BD.
5.Per çdo parregullsi qe bie ndesh me Statutin, Programet dhe Rregulloret e miratuara nga organet drejtuese ose nga marreveshjet me donatoret ky BDF ka te drejte te paraqese nje kerkese per rivleresim.
6.Kerkesa behet me shkrim dhe duhet shqyrtuar ne mbledhjen e radhes.
7.Ne analizen perkatese eshte e detyrueshme prania e nje perfaqesuesi te BDF -se.
8.Kur BDF gjykon se vendimi i marre eshte i parregullt dhe cenon rende parimet e shoqates ai mund te kerkoje edhe thirrjen e Asamblese se Pergjithshme te jashtezakonshme te anetareve te shoqates.
NENI 17
KRYETARI I SHOQATËS
- Kryetari i Shoqatës thërret dhe drejton Asamblenë e Përgjithshme te Anetareve.
- Kryetari i Shoqatës do te jete njekohesisht dhe Kryetari i Bordit Drejtues.
- Në mungesë të tij, Asambleja e Përgjithshme drejtohet nga Nënkryetari, në përputhje me kompetencat e parashtruara në këtë Statut.
- Kryetari i Shoqatës zgjidhet cilido, që vjen nga rradhët e Bordit Drejtues.
- Kryetari i Shoqatës përfaqëson Shoqatën në marrëdhënie me të tretët. Nëse për arsye të ndryshme nuk është i disponueshëm, ai i’a kalon këtë të drejtë Nënkryetarit, me anë të një dokumenti të shkruar, ku përcakton shprehimisht kompetencat, që ka deleguar dhe shtrirjen kohore të vlefshmërisë së delegimit.
- Kryetari i “SH.A.A.SH.” –së, ka këto të drejta dhe detyrime
- Administrimin e veprimtarisë së përditshme të “SH.A.A.SH.” –së, në zbatim të statutit, vendimet e Asamblesë së Përgjithshme, Bordit Drejtues dhe legjislacionit në fuqi;
- Raporton dhe jep llogari përpara Bordit Drejtues, sa herë që i kërkohet;
- Lidh kontratat e punës me stafin e “SH.A.A.SH.” –së, duke përdorur metodën e konkurimit të hapur e të lirë, sipaas kritereve të përcaktuara nga Bordi Drejtues;
- Hyn në marrëdhënie me organizma të tjera vendase dhe të huaja;
- Thërret mbledhjet e Bordit Drejtues;
- Thërret dhe kryeson punimet e Asamblesë së Përgjithshme;
- I propozon Bordit Drejtues planin e aktiviteteve të “SH.A.A.SH.” –së;
- Autorizon veprimet financiare të “SH.A.A.SH.” –së;
- Firmos vendimet e Bordit Drejtues dhe korrespondencën e “SH.A.A.SH.” –së;
- Kohëzgjatja e qëndrimit në detyrë të kryetarit të shoqatës është 4 (kater) vjecar, me të drejtë rizgjedhjeje;
- Pas përfundimit të mandatit, ish kryetari i parizgjedhur në këtë detyrë, vijon të mbetet anëtar bordi, për pjesën e mbetur të mandatit të këtij organi kolegjial.
- Në rastet kur kryetari jep dorëheqjen apo largohet nga shoqata për arsye të tjera, Bordi Drejtues i mbledhur nga Nënkryetari thërret Asamblenë e Përgjithshme në mbledhje të jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarit të ri.
NENI 18
NËNKRYETARI
- Nënkryetari i “SH.A.A.SH.” -së zëvendëson Kryetarin dhe ushtron funksionet e Kryetarit, në mungesë të këtij të fundit;
- Kompetencat specifike të Nënkryetarit të “SH.A.A.SH.” -së përcaktohen dhe zgjerohen nga Bordi Drejtues në mungesë të Kryetarit, por pa tejkaluar kompetencat e këtij të fundit;
- Vendimet e nënkryetarit të “SH.A.A.SH.” -së mund të humbin vlefshmërinë pas kontrollit të bazueshmërisë së tyre me këtë statut nga Kryetari dhe Bordi Drejtues;
- Nënkryetari nuk mund të bëjë pjesë në Bordin Mbikqyrës;
- Mandati i Nënkryetarit të shoqatës është 4 (kater) vjeçar.
NENI 19
SEKRETARI
- Sekretari është përgjegjës për dokumentacionin e shoqatës.
- Ai përpilon dhe ruan gjithë dokumentacionin, që vërteton veprimtarinë e shoqatës;
- Sekretari është përgjegjës për administrimin e vulës;
- Sekretari mban dhe administron protokollet e mbledhjeve.
NENI 20
FINANCIERI
Financieri është përgjegjës vetëm për financat e shoqatës.
Ai kryen dhe regjistron të gjitha veprimet financiare të “SH.A.A.SH.” –së.
Financieri sugjeron buxhetin e shoqatës, si dhe përgatit raportin financiar për Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme.
NENI 21
BURIMET E FINANCIMIT
- Burimet e të ardhurave të “SH.A.A.SH.”- së do të jenë:
- Kuotizacionet e anëtarëve në masën 5,000 (pesëmijë) lekë në vit për çdo anëtar;
- Koutat e pjesëmarrjes në aktivitetet e ndryshme;
- Grante, sponsorizime apo dhurata;
- Donacione nga institucione qeveritare dhe joqeveritare;
- Kontributet vullnetare nga anëtarët;
- Të ardhura të tjera në përputhje me ligjin.
- Në çdo rast, evidentimi i këtyre mjeteve financiare dhe hartimi i dokumentacionit përkatës është i detyrueshëm sipas legjislacionit në fuqi.
NENI 22
DISPOZITAT FINANCIARE
- Viti financiar:
Fillon më datë: 01 Janar dhe përfundon më datë: 31 Dhjetor.
Viti i parë nis nga data në të cilën Shoqata është njohur ligjërisht e deri në fund të po atij viti, më datë: 31 Dhjetor.
- Kontabiliteti:
Do të funksionojë në respektim të rregullave të përcaktuara nga legjislacioni shqiptar në fuqi. Objektivi ynë është mbyllja e vitit financiar në barazim bilanci.
Bordi Mbikqyres Financiar i përdor të ardhurat aktive të mundshme, duke i derdhur në fondin rezervë ose duke i investuar në aktivitete, që janë objekt i Shoqatës.
- Paraqitja e Bilancit:
Bilanci Vjetor i paraqitet Asamblesë se Pergjitheshme nga Bordi Mbikqyres Financiar, i cili përgatit një relacion për anëtarët mbi aktivitetet financiare të Shoqatës.
Inventari, bilanci dhe relacioni i Bordi Mbikqyres Financiar vihet në dispozicion të anëtarëve, në selinë e Shoqatës, 2 (dy) javë përpara mbledhjes se Asamblesë se Pergjithshme.
- Raportimi:
Shoqata do të ndjekë skema të sakta të raportimit të aktivitetit të vet ekonomik dhe financiar, në rastet kur duhet të administrojë dhe të përgjigjet për financime, që vijnë nga burime të treta, publike apo private qofshin ato.
NENI 23
NDALIMI I SHPËRNDARJES SË FITIMIT
- Fitimet e realizuara nga veprimtaria e “SH.A.A.SH.” do të përdoren në mënyrë ekskluzive për zbatimin dhe zgjerimin e objektit të veprimtarisë së Shoqatës, në përputhje me qëllimin e krijimit të saj;
- Shpërndarja e fitimit gjatë aktivitetit të “SH.A.A.SH.” është e ndaluar.
- Çdo veprim i kundërt është i pavlefshëm dhe sjell përgjegjësi sipas ligjit.
NENI 24
ADMINISTRIMI FINANCIAR
- Administrimi i pasurive të “SH.A.A.SH.” bëhet në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.
- Shoqata ka llogaritë e saj bankare, që çelen dhe mbyllen, sipas urdhrave të Bordit Drejtues.
- Bordi Drejtues përgatit raporte të detajuara mbi administrimin e pasurive të “SH.A.A.SH.”, të cilat i paraqiten gjatë Mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme çdo 3 (tre) muaj.
NENI 25
VEPRIMET FINANCIARE
- Veprimet financiare të Shoqatës kryhen sipas rregullave të vendosura me ligj. Bordi Drejtues i “SH.A.A.SH.” mbikqyr kryerjen e veprimeve financiare.
- Nga buxheti i përgjithshëm i “SH.A.A.SH.” i’u transferohen degëve përkatëse në rrethe në llogaritë bankare të hapura për këtë qëllim, fondet për zhvillimin e aktiviteteve të miratuara apo për nevojat e tyre administrative.
NENI 26
ANËTARËSIA
- “SH.A.A.SH.” është e hapur për:
- Juristë e avokatë profesionistë;
- Individë të profesioneve të ndryshme, që kanë njohuri dhe/ose interes për ligjet.
- Anëtarësia nuk mund të tjetërsohet dhe as të kalohet me anë të trashëgimisë.
NENI 27
PËRBËRJA E ANËTARËSISË
Anëtarësia e Shoqatës përbëhet nga:
- Anëtarë fizik, me të drejta dhe detyrime të plota, më poshtë referuar si anëtarë të plotë.
- Anëtarë vullnetarë, persona fizik dhe juridik brenda dhe/ose jashtë vendit, të cilët ndihmojnë shoqatën financiarisht dhe intelektualisht, por nuk kanë të drejtën e votës dhe detyrimin për të paguar kuotizacione.
NENI 28
PROCEDURA E ANËTARËSIMIT
- Anëtarësimi në Shoqatë është vullnetar.
- Çdo individ, madhor dhe me zotësi te plote juridike për të vepruar, jurist, avokat apo i çdo profesioni qoftë, mjafton që të ketë njohuri dhe interes rreth ligjit e dispozitave ligjore, mund të aplikojë për t’u anëtarësuar në “SH.A.A.SH.” .
- Për tu anëtarësuar, fillimisht, personat që dëshirojnë të anëtarësohen duhet të plotësojnë një formular, i cili përmban të dhëna, që verifikojnë statusin e aplikantit dhe njohjen e tij me statutin e “SH.A.A.SH.” -së. të drejtën për miratimin paraprak të aplikimeve për anëtarësim e ka Bordi Drejtues, vendimet e të cilit miratohen në formë përfundimtare nga Mbledhja e Përgjithshme.
- Pas anëtarësimit, këta persona duhet të paguajnë kuotën vjetore të anëtarësimit, e cila përcaktohet nga Mbledhja e Përgjithshme dhe të regjistrohen në listën e anëtarëve, sipas nëj Regjistri të paracaktuar me këtë funksion.
NENI 29
KRITERET
- Anëtari i plotë i “SH.A.A.SH.” -së mund të jetë cilido, që krahas kushteve të parashikuara nga Neni 22 i këtij Statuti, plotëson kriteret e mëposhtme:
- Pranon Statutin e Shoqatës;
- Është i diplomuar si jurist, avokat ose i një profesioni tjetër, por që ka njohje e interes për ligjet;
- Ka mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç dhe ka zotësi të plotë për të vepruar.
- Mbedhja e Përgjithshme mudn të përcaktojë edhe kritere të tjera më specifike për dhënien e Statutit të anëtarit të plotë.
NENI 30
TË DREJTAT DHE DETYRIMET E ANËTARËVE
Të drejtat dhe detyrat e anëtarit të plotë të “SH.A.A.SH.” janë:
- Respekton dhe ruan zbatimin e Kodit të Etikës;
- Merr pjesë në seancat dhe në vendimmarrjen e Asamblesë së Përgjithshme;
- Zgjedh dhe zgjidhet në organet drejtuese të “SH.A.A.SH.”;
- Ndërmerr hapa për thirrjen e Mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme;
- Propozon ndryshime në statutit;
- Propozon shkarkimin e anëtarëve të organeve drejtuese;
- Propagandon aktivitetin e “SH.A.A.SH.”;
- Merr pjesë në plotësimin e objektivave të “SH.A.A.SH.”;
- Merr pjesë në mbledhjet dhe konferencat e “SH.A.A.SH.” ;
- Paguan rregullisht kuotat;
- Përdor fondin shkresor, botime, buletinë apo bibliotekën e “SH.A.A.SH.”;
- Harton raporte mbi aktivitetin e “SH.A.A.SH.” ;
- Merr rregullisht botimet e “SH.A.A.SH.” .
Çdo anëtar i Bordit Drejtues mund të paraqesë dorëheqjen e tij, në çdo kohe, nëpërmjet një kërkese me shkrim, kërkesë e cila duhet të paraqitet jo më pak se 3 (tre) muaj përpara.
NENI 31
PËRGJEGJËSIA E DREJTUESVE
Çdo drejtues i shoqatës, gjatë mandatit të tij, është i detyruar të kryejë të gjitha veprimet në interes të shoqatës dhe në përputhje e në zbatim të normave të statutit, si edhe veprimeve e orientimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve.
NENI 32
PËRFUNDIMI I ANËTARËSISË
- Anëtarësimi në “SH.A.A.SH.” përfundon:
- Me dorëheqjen me shkrim nga vetë anëtari;
- Me përjashtimin nga lista e anëtarësisë për shkak të mospagimit të kontributit të anëtarësisë;
- Me vendimin e formës së prerë për dënimin për kryerjen e akteve kriminale;
- Nga tërësia e sjelljeve dhe qëndrimeve, që cënojnë nderin, dinjitetin, figurën, financat dhe reputacionin e “SH.A.A.SH.”-së;
- Me vdekjen e anëtarit.
- Bordi Drejtues i Shoqatës propozon për përjashtimin nga lista e anëtarësisë së anëtarit, ndërsa Mbledhja e Përgjithshme vendos për përjashtimin nga anëtarësia e tij.
NENI 33
PËRFUNDIMI I MANDATIT DHE SHKARKIMI
Mandati i anëtarëve drejtues të “SH.A.A.SH.” –së fillon në përfundim të seancës së Mbledhjes së Asamblesë së Përgjitshme, që i ka zgjedhur dhe mbaron në seancën e Mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme kur bëhen zgjedhjet e anëtarëve të rinj të organizmave drejtues.
Përjashtim bëjnë ata anëtarë të organizmave drejtues, që janë shkarkuar nga detyra para mbarimit të mandatit. Në këtë rast ata largohen menjëherë pas vendimit të shkarkimit.
NENI 34
ZOTËRIMET E SHOQATËS
Zotërimet e “SH.A.A.SH.” –së , përfshijnë fondet e siguruara sipas këtij statuti, pronat e tij të tundshme e të patundshme si dhe të drejtat e pronësisë.
NENI 35
SHPËRNDARJA
Shoqata mund të shpërndahet për këto shkaqe kryesore:
- Kur numri i anëtarëve të saj ka mbërritur nën minimumin e caktuar në nenin 24/2 të Ligjit 8788, Datë: 07.05. 2001 (i ndryshuar), pra nën 5 (pesë) anëtarë;
- Kur qëllimi i saj është përmbushur apo nuk ka më rëndësi për tu përmbushur;
- Kur Shoqata është larguar nga qëllimi i caktuar në statut;
- Kur Shoqata ka filluar të kryejë veprimtari të kundërligjshme apo në raste të tjera të përcaktuara nga neni 44 e vijues i Ligjit Nr. 8788, Datë: 07.05. 2001(i ndryshuar);
Shpërndarja e Shoqatës bëhet:
- Me vendim te Asamblesë së Përgjithshme, të thirrur posaçërisht, me mbi 2/3 e votave;
- Me Vendim të Gjykatës kompetente.
NENI 36
RREGULLORJA E BRENDSHME
- Rregullorja e brendshme përcakton mënyrën e funksionimit të “SH.A.A.SH.” –së, në përputhje me statutin, procedurën e veprimtarisë dhe jetës së brendshme të “SH.A.A.SH.” –së dhe marrëdhëniet e saj me të tretët.
- Në rregullore përcaktohen kuotizacionet dhe masa e tyre për cdo anëtar të plotë.
- Rregullorja miratohet nga mbledhja e përgjithshme e anëtarëve.
NENI 37
VEPRIME TË NDALUARA DHE ETIKA
Për mbrojtjen e integritetit juridik, ekonomik dhe moral të “SH.A.A.SH.” –së ndalohen veprimtaritë e mëposhtme:
- Ushtrimi i veprimtarive ekonomiko – financiare, administrative, organizative dhe çdo lloj veprimtarie tjetër jashtë juridiksionit, që përfshin struktura përkatëse përveç se kur kjo autorizohet nga struktura më e lartë;
- Kryerja e çdo lloj veprimtarie ekonomiko – financiare, shoqërore jashtë normave të parashikuara nga ligji, statuti dhe aktet, që rrjedhin prej tij;
- Asnjë shpenzim nuk mund të bëhet pa qenë i parashikuar më parë në buxhet dhe asnjë buxhet nuk mund të miratohet jashtë strukturave të përcaktuara nga Bordi Drejtues i “SH.A.A.SH.” –së;
- Nxjerrja apo publikimi i të dhënave personale të anëtarëve si dhe të dhëna me karakter konfidencial, që lidhen me “SH.A.A.SH.” –në dhe veprimtarinë e saj;
- Marrja apo dhënia kredi në emër të “SH.A.A.SH.” –së, strukturave të saj me përjashtim kur kjo autorizohet nga Asambleja e Përgjitshme e Anëtarëve;
- Hyrja në marrëdhenie me të tretët në emër të “SH.A.A.SH.” –së ose degëve të saj, për cfarëdolloj arsye, përvec kryetarit apo personave të autorizuar prej Bordit Drejtues;
- Nuk pranohen donacione ose financime të shoqëruara me kushte, që do të kufizonin lirinë e saj të vendosjes dhe të veprimit.
NENI 38
ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE
Për mosmarrëveshjet, që mund të lindin midis anëtarëve të Bordit Drejtues apo me struktura të tjera të Shoqatës, bëhen përpjekje, që të zgjidhen me mirëkuptim ndërmjet tyre.
Në të kundërt, ato do t’i paraqiten për zgjidhje Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
NENI 39
DISPOZITA TË FUNDIT
Për çfare nuk është e shprehur në këtë statut, më pas do të jenë referencë e do të zbatohen dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë dispozita e Kodit Civil, Kreu: II, Pika: B “Shoqata”, si edhe Ligji Nr. 8788, Datë: 07. 05. 2001, i ndryshuar.
NENI 40
Ky Statut u hartua në 4 (katër) kopje origjinale në gjuhën shqipe, me vlerë të njëjtë ligjore.
Pas leximit dhe gjetjes në rregull, ai nënshkruhet me vullnet të plotë pa vërejtje nga themeluesit e Shoqatës.
THEMELUESIT :
Themeluesit e shoqatës janë:
NDUE PJETRA |
GENTI AHMATAJ |
SUARDA DALIPI |
SUZANA SKEJA |
FLOVIAN MUSTA |
BESAR KALI |
LEDIA HASANAJ |
LEDINA DOKO |
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
DHOMA E NOTERISË TIRANË
Nr.___________Rep.
Nr._________kol.
V E R T E T I M
Sot në datën _______________ ne zyrën e noterisë Tiranë përpara meje noter …………………………..u paraqitën personalisht Ndue PJETRA, Ledia HASANAJ, Suarda DALIPI, Genti Ahmetaj, Suzana Skeja, Ledina Doko, Flovian MUSTA dhe Besar KALI, Themeluesit e SHoqatës Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare, të identifikuar nga ana e ime me nënshkrimin e Statutit të Shoqatës, kërkojnë legalizimin e nënshkrimit Statutin e ndryshuar të Shoqatës, dhe unë noteri vërtetoj nënshkrimin e tyre rregullisht sipas ligjit.
NDUE PJETRA |
GENTI AHMATAJ |
SUARDA DALIPI |
SUZANA SKEJA |
FLOVIAN MUSTA |
BESAR KALI |
LEDIA HASANAJ |
LEDINA DOKO |