“Pranë SHAASH janë adresuar ankesa lidhur me gjyqtaren Fahrije Budo (Stringa) në ushtrimin e detyrës së saj pranë Gjykatës Tirane ne çështjet familjare . Sipas denoncimeve për gjyqtaren, shprehen se, ka vite qe punon me ndershmëri dhe korrektësi, por mënyra e zgjidhjes së çështjeve familjare nuk është ne standardin e kërkuar dhe bindjen e brendshme të gjyqtarit. ceshtjeve Mbështetur në këto denoncime, ne shprehim qëndrimin dhe kërkesa tone si organizate se, gjyqtaret e familjare duhet et kenë përvojën prindërore në rritjen edukimin fëmijëve por rezulton se një përqindje e larte e vendimeve et saj janë ndryshuar ne gjykatat me te larta oj nga paaftësia por nga mungesa e përvojës prindërore.
Siç konstatohet tashme, Gjykata e Tiranes ka shume gjyqtare te cilët mund et japin një kontribut real ne çështjet familjare dhe e shikojmë të rastit se duhet et rikompozohet përbërja e trupave gjyqësore et seksionit familjar. Avokatet Antikorrupsion pas ankesave te shumta kane bere hulumtimet për korrupsion por ka rezultuar se gjyqtaria nuk ka lidhje me korrupsionin por në aspektin njerëzor e familjar nuk mund te gjykoje drejt për arsye tashme te njohura se ajo nuk ka jetuar përvojën prindërore ndoshta për arsye te tjera. Për këto arsye mendojmë se është e nevojshme te rikompozohet përbërja e trupave gjyqësore te seksionit familjar. Kërkojmë: marrjen e masave dhe versimin tuaj ne lidhje me gjyqtaren Farije Buda (Singa) nga seksioni i ceshtjeve familjare ne një seksion tjetër qoftë edhe me kërkesën dhe me pëlqimin e saj.”
Avokatët Antikorrupsion i janë drejtuar institucioneve në lidhje me rolin e gjyqtares Farije Budo, pasi në Shoqatë kanë ardhur shumë ankime në lidhje më mënyrën e vendimmarrjes së saj. Problemi qëndron tek pa aftësia e gjyqtares për të empatizuar me çështjet që kanë lidhje më marrëdhëniet familjare dhe sidomos tek pjesa e përgjegjësisë prindërore. Kjo ka të bëjë me historikun personal të gjyqtares por nuk po bazohemi te fakti që gjyqtarja nuk ka fëmije, këto janë çështje që nuk janë objekt paragjykimi në fushën e punës, ne po bazohemi thjesht në indeksin e suksesit ose në këtë rast të pa- suksesit për të zgjidhur çështje të ndërlikuara që kanë të bëjnë me dinamikat familjare.
Dinamikat familjare janë shumë të komplikuara në natyrën e tyre dhe gjyqtarja në shumicën e rasteve nuk merr parasysh gjendjen psikologjiko-shëndetësorë të prindërve dhe fëmijëve, në këtë mënyrë shkakton dëme morale më vendimmarrjet e saj pa konsideruar që në këtë mënyrë, në vend se te zgjidhi situatën, e komplikon atë më shumë duke krijuar dinamika që janë të pa-përshtatmë për familjen. Në seksionin familjar shumë qytetarë dhe avokatë janë ankuar nga mënyra se si zvarrit çështjet në shkallë të parë dhe se si këto vendimet shumicën e rasteve prishen nga gjykatat më të larta.
Qëllimi i Shoqatës nuk është ndëshkimi i Gjyqtares në aftësitë e saj apo njohuritë të saj, dhe duamë të theksojmë që nuk ndodhemi përpara ndonjë rasti korruptiv, kjo deklarate lind nga konstatimet e vazhdueshme të punës së saj në seksionin familjarë, dhe si rezultat i pa suksesit të saj në këtë seksion sugjerojmë që të ri vendoset në një seksion tjetër ku aftësitë e saj do të dalin në pah më shumë.
