Lufta politike që po behët në Shqipëri, ka si qëllim largimin e
shtetasve nga territori, në këtë mënyre personat në pushtet mund
të arrijnë qëllimet tyre pa pengesa.
Në drejtësinë e re, vetingu ishte një risi që kishte si qellim
garantimin dhe sigurimin e profesionalizmit të personave që
punonin në sistemin e drejtësisë, pra integriteti i prokuroreve dhe
gjyqtarëve duhet të kaloi në një vlerësim para se të procedojnë në
ushtrimin e detyrës. Por shumë shpjet qëllimi vërtet i sistemit të ri
doli në pah, pasi qëllimi fillestar nuk është më parimi që udhëheq
sistemin, tani vetingu përdoret veç për interesat private të
qeverisë që abuzojnë pozitën e tyre për të penguar, hetuar dhe
eliminuar çdo kundërshtar politik. Vetingu eshte arma politike për
të luftuar opozitën dhe shqiptarët.
Pozita e përdor SPAKUn politik për të eliminuar çdo kundërshtar
që nuk i bindet, nëpërmjet burgut apo largimit nga Shqipëria. Kjo
del qartë nga qëndrimi me dy standarde që mbajti Enkeleda
Millonai
Dihet që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisioni i Apelimit
janë kukullat e BE-së dhe SHBA-së në dispozicion të partisë në
pushtet. A ka ndonjë institucion që mund të hetojë çështjen e
vetingut? A duhet të ndëshkohen këta persona? Dëmi që i është
shkaktuar shqiptarëve prej 7 vitesh kush do të ja u kompensojë?
A ka vend në botë që ka 7 vjet pa shqyrtuar një çështje nga
shkalla e parë në apel?
Shqiptaret po përballen me shumë problematika
Është shtuar dhuna në familje dhe një nga arsy eshte fakti që
zgjidhjet e martesës në kanë një afat 90 ditor, në fakt në Shqipëri
zgjasin nga 2 deri në 3 vjet, vetëm shkalla e parë, çfarë duhet të
bëjnë qytetarët që vettingu iu pengon jetën, pasi ata e kanë të
pamundur të ndërtojnë një familje të re pa zgjidh martesën, për faj
të sistemit. Ky ishte thjesht një shembull për të treguar se si
vettingu po shkatërron jetën e qytetareve, por ka dhe shumë të
tjerë, dhe askush nuk mban përgjegjësi.
Dihët se për super-fuqitë që sugjeruar aplikim e vetingut,
Shqipëria e vogël është thjesht dëm kolateral në hartën
gjeopolitike, që mund të abuzohet dhe të përdoret sipas dëshirës
sepse nuk e ka fuqinë për të kundërshtuar askënd, përveç popullit
të vet për të cilin nuk ka pas ndonjë herë dëshirë që të zhvillohej
dhe as nuk ka tentuar ndonjë herë të mbështesë sepse një popull
i varfër dhe injorant udhëhiqet sipas deshires.
Kjo që po them nuk është gjë e re sepse kështu ka funksionuar
gjithmonë dhe e vetmja zgjidhje që shqiptarët i kanë dhënë
situatave të tilla ka qënë emigrimi, njerëzit që ndoshta në Shqipëri
kanë mbaruar shkollën e lartë jashtë shtetit bëjnë punë
profesionale ose merren me biznese të paligjshme për të
mbështetur familjet e tyre.
Mos me keqkuptoni puna nuk është turp, por është turp që në
vitin 2023 shteti jonë akoma nuk ka arritur të krijojë kushtet për
një jetë dinjitoze për popullin e vet që shkon e i troket derës së
Evropës apo Amerikës për të punuar
Kjo është fytyra e qeverisë, ky është rezultati i vettingut ne
drejtësi. Avokatët Antikorrupsion i bëjnë thirrje BE-së të
distancohet nga veprimet e deritanishme, të mos bëhen
eksperimente me shqiptarët dhe të dënohen personat që e
iniciuan këtë drejtësi për pastrime politike.