Avokatët Antikorrupsion kanë konstatuar se procesi Bejleri, nga ana juridike, aty ku është Bejleri mund të ishte një person tjetër, konstatohet nga avokatët që është një çështje me qëllime të paramenduara, e organizuar nga oficeret e policisë gjyqësore, kjo duket qartë nga baza e fakteve dhe provave të përdorura ne gjykate.
Shoqata nuk merret me çështje politike por ne statusin e saj merret me mbrojtjen e të Drejtave Themelore të Njeriut, dhe në rastin konkret është me mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek për rastin e Fredi Bejleri-t.
Për sa i përket problemit ligjor, procedimi dhe arrestimi i Fredi Bejlerit, ndihemi të shqetësuar sepse nga relativi i bërë nga shtypi, rezulton se procedura e ndjekur nga policia gjyqësorë dhe prokuroria e Vlorës, megjithëse nuk është e kundra ligjshme, duke u mbështetur në teorinë kriminologjike, përben provokim të hapur ndaj subjektit, shtetasit Fredi Bejleri. Kështu rezulton se procedimi është regjistruar dhe filluar nga policia gjyqësore dhe prokuroria Vlorës ex-oficio, kryesisht pa pasur përpara kallëzim penal, sipas informacionit të dhënë, pretendohet se policia gjyqësore ka pas informacione që autori merrej me shitblerje votash. Ky pretendim që përbën thelbin e situatës, nuk është serioz dhe bindës, pasi policia gjyqësore dhe prokuroria nuk janë në gjendje te vërtetojnë këto informacione.
E gjithë metodika e përdorur si futja e personit të infiltruar, survejimi, ndjekja dhe dokumentimi i aktivitetit kriminal të pretenduar janë rezultat i asaj që ne teori konsiderohet provokim nga policia, pra autori, Fredi Bejleri ka hyrë në aktivitet kriminal si pasojë e provokimit të bërë nga prokuroria dhe policia. Në bazë të doktrinës sonë të së drejtës kriminale dhe kodit te procedurës penale të gjitha provat të përfituara janë të papërdorshme, dhe arrestimi i autorit përbën shkelje e të drejtave të njeriut ne procesin penal, kjo vjen ndesh me nenin 6 të Konventës të se Drejtave te njeriut, dhe praktiken gjyqësore të gjykatave shqiptare.
Kërkojmë nga institucionet kryesore të Republikës së Shqipërisë të shprehen për rrezikshmërinë dhe paligjshmërinë e provokimeve të bëra nga policia dhe prokuroria dhe arrestimeve te këtij lloj. Opinioni juridik nga ana jonë si Shoqatë është se në rastin konkret ndodhemi përpara shkeljes e të drejtave të njeriut, dhe nuk është zhvilluar një proces i rregullt ligjor madje përkundrazi kemi dy standarde në këtë proces, ajo e Dibrës me atë të Himarës, është e vërtete që personat që janë në pushtet nuk hetohen dhe dënohen, kjo nuk ndodh vetëm ne Shtetin tonë, këto inskenime të kryera nga policia gjyqësor me urdhra politik, është fytyra më e shëmtuar e drejtësisë shqiptare, çka tregon se te gjithë shqiptaret që jetojnë në Shqipëri janë të rrezikuar nga kjo kasë e korruptuar e drejtësisë Shqiptare në shërbim të politikës. Nuk jemi në mbrojtje të Bejlerit si person, por jemi në mbrojtje të Drejtave të njeriut dhe i bëjmë thirrje Këshillit Evropian si dhe institucioneve të tjera ta shohin me seriozitet këtë rast.