RIVLERËSIM PSIKOLOGJIK 5 VJETOR TË GJYQTAREVE E PROKUROREVE
Dihet se të punosh në fushën juridike nuk është e lehtë, volumi dhe ngarkesa e punës janë të konsiderueshme,pasi një gjyqtare zhvillon 15 deri 20 ceshtje në dite, stresi që sjell një punë e tillë është aq i madh saqë është e pamundur të mos të lejë pasoja psikologjike tek njeriu, prandaj është e domosdoshme që për çdo gjyqtar e prokuror në fuqi, të bëhet një rivlerësim psikologjik mbi gjendjen psikologjiko-shëndetësorë të tyre.
Vlerësimi psikologjik është një mjet vlerësimi shkencor i nivelit të aftësive të një subjekti dhe/ose grupi njerëzish në nivele të ndryshme (intelektuale, emocionale, komunikuese dhe socio-mjedisore).
Për çfarë bëhet fjalë?
Vlerësimi psikologjik kryhet nëpërmjet: intervistave, testeve psikometrike, regjistrimeve dhe analizave.
Intervistat dhe testet psikometrike: informacioni mbi aspekte të ndryshme të jetës së pacientit mblidhet duke analizuar si llojin e përgjigjes ashtu edhe mënyrën se si jepet. Intervista mund të strukturohet me një model pyetjesh dhe përgjigjesh të mbyllura ose duke dhënë mundësinë e dhënies së përgjigjeve të hapura.
Regjistrimet dhe analizat: bisedat e zhvilluara me pacientin regjistrohen gjithmonë dhe specialisti, në vijim të takimit me pacientin, do të analizojë regjistrimet dhe do të mbledhë informacionin e nevojshëm.Pse është e nevojshme?Vlerësimi psikologjik mund të kryhet me qëllime të ndryshme dhe është i dobishëm për përmirësimin e njohurive të pacientit për veten e tij, duke nxitur kështu procesin e tij të vendimmarrjes në vendin e punës, në sferën familjare, sociale dhe martesore. Aktualisht, vlerësimet psikologjike përdoren edhe në proceset e përzgjedhjes së personelit në kompani, në studimin e personalitetit të të dyshuarve në gjykata ose për vlerësimin e nxënësve në qendrat arsimore. Duke ditur se vlerësimi psikologjik sjell shumë avantazhe dhe përmirësime në vendin e punës, mendojmë që kjo metodë jo vetëm ndihmon Gjyqtarët e Prokurorët në performancen e tyre, por edhe jetën e njerëzve për të cilit këta të fundit marrin vendime.