Fajin per aksidentin e vajzes 7 vjecare mendoj se ministria duhet te mbaj pergjegjesi pas jane dhene mbi 1500 pika me leje dhe kushti ka qene qe cdo pik te kete rojen e plazhit te certefikuar
Pёr tё rritur maksimalisht sigurinё nё plazhe u pompua njё frymё shumёdimensionale sa ministrore aq edhe turistike, duke iniciuar krijimin e qёndrave dhe kurseve pёr trainimin masiv tё “Vrojtuesve nё Plazhe”, pёr tё mbuluar tёrё gjatёsinё e vijёs bregdetare tё Shqipёrisё me specialistё tё aftё, ku kreativiteti, shkathtësia, përqëndrimi, korrektësia, durueshmëria, disiplina e tyre etj., do tё kompletonte njё sjellje komplekse tё tyre, e cila do tё reflektonte plotësimin e kërkesave dhe përballimin e tё gjitha vёshtirёsive tё tyre tё punës pёr garantimin e sigurisё sё plotё tё jetёs sё pushuesve dhe turistёve tё tё gjitha moshave, si pёrsa i pёrket mbrojtjes sё jetёs sё tyre nga vёshtirёsitё e papritura qё krijohen nga transformimet e befasishme tё motit dhe tё detit, ashtu edhe nga motorёt e mjetet e tё ujit si Jet-at apo dhe Skafet e ujit, tё cilat tё pёrdorura nga njerёz tё papёrgatitur dhe tё papёrgjegjshёm, janё futur nё zonat e destinuara vetёm pёr njerёzit duke kёrcёnuar jetёt njerёzore dhe shpesh edhe duke marrё jetё njerёzore, bile duke dhunuar e shkatёrruar jetёn njerёzore deri nё breg tё detit, sic ishte rasti …
Problematika e kёtij shkrimi konsiston nё faktin se krijimi i qёndrave dhe kurseve tё trainimit tё Vrojtuesve tё Plazhit nuk u realizuan dhe ngritja e tyre mbeti vetёm njё propagandё qё edhe ajo ёshtё sfumuar tёrёsisht, pas situatave tё shumta tё humbjes sё jetёs sё njerёzve, ku rastet janё njёri mё tragjik se tjetri dhe, rasti mё flagrant ishte ai i Oficerit tё Policisё Arian Tase, Komisar qё shkatёrroi me helika jetёn e Vajzёs 7 vjecare Jonada Bledar Avdia. Raste tё tilla pararendёse ka pasur mё pёrpara edhe nё Himarё, Jonufёr etj.
Lind natyrshёm pyetja: Nёse do tё ishin pozicionuar Vrojtues tё Sigurisё nё Plazhe nё zona tё caktuara, a do tё ndodhnin nё pёrmasa tё gjёra fatkeqёsi tё tilla tragjike ? Sigurisht qё jo, pёrmasat e fatkeqёsive do tё minimizoheshin dukshёm.
Vrojtuesi i plazhit nё sajё tё aftёsive fizike dhe morale qё zotёron ju garanton qytetarёve qё shfrytёzojnё stacionin pёrkatёs tё plazhit, qetёsinё dhe mbёshtetjen e nevojshme nё rast tё emergjencave mjekёsore. Vrojtuesi i plazhit di se cilat jane rastet mё tё mundshme tё emergjencave nё plazhe si dhe zotёron aftesitё bazё pёr tё dhёnё ndihmёn e parё.
Me qёllim garantimin e ndihmёs sё specializuar nё raste emergjence,Vrojtuesi i Plazhit, krijon komunikim tё sigurtё me emergjencёn kombёtare dhe ambulancёn, zjarrfiksen dhe strukturёn e policisё sё shtetit nё teritorin ku ushtron veprimtarinё, duke u bёrё barrierё vitale pёr cdo shkelёs tё rregullave nё zonat e plazhit qё vrojtohen prej tyre.
Por a ka Vrojtues tё Sigurisё sё Jetёs nё Plazhe ? Me sa duket, jo dhe kjo duket nga rezultatet e dhimbshme dhe tragjike. Por edhe nёse figurojnё nёpёr regjistra punёsimi, kjo tregon pёr falsitet.