Përshëndetje Shoqata e Avokateve Antikurrupsion Ndue Pjetra ,
Përgjigje ndaj kërkesës tuaj me Numër:507868
Të nderuar, Duke ju falenderuar për përfshirjen tuaj në platformën e Bashkëqeverisjes, lutemi të gjeni sa më poshtë përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. “Autoriteti Rrugor Shqiptar eshte njohur me Ligjin
Nr. 21/2023 ” Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin Nr. 8378 , date 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise ( indryshuar). 1. Lidhur me nenin 16 (Ne Nenin 140 ne piken 1 fjalet “110 km /ore per autostradat” zevendesohen me fjalet “130 km /ore
per autostradat “. Ndryshimi i tabeles se sinjalizimit rrugore fig. II 50, sipas ndryshimeve te fundit ne Kodin Rrugore, per rastin e autostradave eshte ne fazen e vleresimit rast pas rasti, kjo referuar pikes 2, te nenit 140, te ligjit 8378, date 27.04.1998,
Kodi Rugore, pasi disa akse rrugore nuk permbushin te gjitha kriteret ligjore sipas percaktimeve te neni 2, ligjit 8378, date 27.04.1998, Kodi Rugor. Per kete me Urdher te Drejtorit te pergjithshem po ngrihet nje grup pune per kete qellim. Mbas ketij vleresimi
do te behet dhe ndryshimi i tabeles se sinjalizimit rrugore fig. II 50, kufiri maksimal i shpejtesise. 2. Sinjalistika horizontale e aplikuar ne akset kombetare ploteson standartet e parashikuara nga VKM nr. 153, date 07.04.2000. Rifreskimi i sinjalistikes
vertikale dhe horizontale eshte nje proces i vazhdueshem, qe realizohet me kontratat e mirembajtjes dhe projekte te vecanta, pas vleresimit se ato kane humbur efikasitetin. Ky eshte nje proces ne vijueshmeri per te cilen ARRSH i kushton vemendjen e duhur.
3. Gjate punimeve ne rruge ne rastet kur keto punime kryen nga operatoret e mirembajtjes se rruges, ne zbatim te kritereve te vendosurs ne kontrate ato perdorin skemat e menaxhimit te trafikut sipas aneksit B te Manualit te Sinjalizimit Rrugore. Nga ana jone
kerkohen vazhdimisht zbatimi i ketyre skemave dhe kur evidentohen mangesi terhiqet vemendja e kompanive te mirembajtjes. Per te qene realiste ne kete pike ka vend perhere per nderhyrje pasi ka raste kur zbatimi i skemave nga ana e kompanive kontraktore le
per te deshiruar. Kjo eshte edhe arsyeja qe ARRSH per cdo aplikim per nderhyrje ne rruge edhe nga apale te treta kerkon paraqitjen e nje Plani Menaxhimi Trafiku. Pra edhe ne rastet kur ne rruget qe administrohen nga ARRSH, kryejn punimet edhe operatore te
ndryshem te autorizuara nga ana jone, ato ne cdo rast duhet te bashkengjitin ne dokumentacionin e paraqitur per miratim edhe skemen e menaxhimit te trafikut po referuar aneksit B te Manualit te Sinjalizimit Rrugore. 4. Theksojme faktin se ne te gjitha rastet
e punimeve ne rruge, tabelat e kufizimit te shpejtesise jane ne kufijte 10, 20, dhe 30 km/h. Ne lidhje me elementet e ngadalesimit te shpejtesise “kurrizet artificial”, ne rast kur keto jane miratuar nga ARRSH, jane te ndertuara dhe pajisura me sinjalistiken
vertikale paralajmeruese ( sipas kerkesave te nenit 177, te VKM nr, 153, date 07.04.2000). Duke ju falenderuar per bashkepunimin, nga ana jone do te forcohen edhe me tej kontrollet kundrejt kompanive qe operojne ne rruget kombetare si per ndertimet e reja
ashtu edhe per mirembajtjen.” Me konsideratë, Zyra e Bashkëqeverisjes
Me Konsideratë