Po shkelen te Drejtat Themelore te Njeriut nga mungesa e ligjit
Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare, e miratuar me Vendimin Nr.3635 datë
30.07.2013 e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është ë organizatë jofitimprurëse, që ka si
mision të saj luftën kundër korrupsionit si dhe të veprave penale të ndryshme sipas
parashikimeve statutore.
Misioni i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion është ndihmë, mbështetje dhe mbrojtje për
shtetasit në luftën kundër veprimeve korruptive dhe shkeljeve të të drejtave dhe lirive të njeriut
nga punoësit e organeve të administratës publike dhe të organeve të tjera publike dhe jo publike,
që cënojnë kërkesat e Kushtetutës dhe akteve ligjore dhe nënligjore në zbatim të saj, si dhe
akteve ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë.
Shoqata e Avokateve Antikorrupsion I eshte drejtuar institucioneve ligjvenese lidhur me shperblimin per burgimin padrejte, si dhe nevojen e rimbursimit te shpenzimeve per deshmitaret qe thirren nga policia, gjykata, prokuroria.
2.Avokatet Antikorrupsion Kane konstatuar se kuadri ligjor ekzistues cenon te drejtat themelore te njeriut, konkretisht duke e krahasuar ate me vendet te tjera te evropes ku rezulton se shperblimi per nke dite burgim te padrejte Shqiperia e shperblen me maksimum 28€ ndersa ne shtetet e bashkimit evropian shperblimi arrin vleren prej 260€ dita.
Ne qofte se te drejtat e njeriut do rrespektoheshin ne vendin tone athere nuk do perballeshim me burgime te padrejta per arsye te korrupsionit dhe mos mbajtjes pergjegjesi per demin e shkaktuar.
3.Per sa i perket thirrjes se deshmitareve forcerisht Dhe pa Asnje pagese ne shqiperi, ligjvenesat duhet ne menyre urgjente qe per cdo thirrje te deshmitareve, i cili eshte detyrurar te le angazhimet e veta per te qene ne dispozicion te drejtesise, duhet shperblyer. Ne 60% e rasteve deshmitaret okulare jane shprehur se nuk nuk Kane pare gje,” s’e kisha mendjen” thuajne, kjo ka ardhe si rezultat se ky deshmitar mund te jete thirrur me dhjetra here ne prokurori, polici ose Edhe ne gjykate.
Për “Shoqatën e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare”
Kryetari Av.Ndue Pjetra